Hebreu Zelensky dhe origjina “palestineze” e politikanëve shqiptarë

by Nderim Lushi

Luani i Ukrainës, siç e quajnë mediat në mbarë botën këto ditë lufte presidentin ukrainas Volodomir Zelensky, është me profesion komedian dhe me origjinë hebre. Ishin fillimet e konfliktit të armatosur, mes Rusisë dhe Ukrainës, kur u bë lajm në mbarë botën origjina e presidentit të Ukrainës dhe për këtë shkruajtën mediat nga mbarë bota.

Në fakt nuk ka asgjë për t’u habitur, edhe pse gjatë luftës së dytë botërore janë masakruar, vrarë, grabitur dhe janë përdhunuar njëri pas tjetrit rreth 6 milionë hebrenj, në atë që njihet si Holokausti, sërish një pakicë prej tyre ia ka dalë të drejtojë sot biznese të suksesshme dhe të drejtojë vende siç ishte Franca nën drejtimin e hebreut Sarkozy dhe sot Ukraina nën drejtimin e një hebreu siç është Zelensky. Feja, kultura e grupit dhe ajo se nga vjen janë përgjithësisht arsye e fortë për t’i dhënë një njeriu sukses në profesionin e tij. Me të drejtë karizma dhe lidershipi i Sarkozit nuk mund të shpjegohej, veçse dhe me përkatësinë e tij prej hebreu e gjithashtu Zelensky e lidh lidershipin e tij me përkatësinë e tij prej hebreu.

Ndërsa në Shqipëri, një vend që ka të paktën mbi 110 vite shtet i pavarur, nuk gjen asgjë me të cilën mund të krenohesh, veç Skenderbeut që nuk ka as varr dhe as vendlindje të qartë, shpalljes së pavarësisë së cilës i kanë humbur qëllimisht dokumentin e daklaratës së pavarësisë. I vetmi moment krenar që të vjen në mendje është momenti i valëvitjes së flamurit autochthonous nga kuksiani Ballist Morina në stadiumin e Beogradit. Serbët janë munduar të hedhin baltë për këtë moment krenarie, duke akuzuar shërbimet sekrete serbe si organizatorët e dronit të Ballistit, duke e shpjeguar këtë me çaktivizimin e qëllimtë të mbrojtjes elektronike që posedon stadiumi në Beograd. Akuzat baltëhedhëse shkon deri aty sa akuzojnë qeverinë e tyre dhe qeverinë e shqipërisë si porositës të shfaqjes me dron nga Ballist Morina, por e vërteta ngelet mister. Shqipëria dhe shqiptarët e kanë dëshmuar që nuk bëhen shtet: janë të korruptuar, politikanët tanë vetëm zihen dhe nuk dinë të qetësohen kurrë, thua janë trajnuar për të vepruar në atë mënyrë.

Pikërisht politikanët shqiptarë, pra ata janë njerëzit që nuk emetojnë zhvillim dhe stabilitet, ata janë fajtorë dhe përgjegjës për gjithçka ndodhën me Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj dhe jemi shtet i pavarur. Dhe është pikërisht ky moment që fillon e ngre pyetjen: po sikur të kishim politikanë me origjinë të huaj, a thua do të zhvillohej vendi?

Natyrisht në mendje të vjen Namik Dokle, minoritar bullgar nga Kukësi, minoritet që shquhet për shtetformim jo shumë ndryshe nga ne shqiptarët. Pastaj të vjen në mendje gjermani Princ Vidi, i cili nuk bëri dot shtet në Shqipëri. Të vjen në mendje kryeministri fashist El Duçe, i cili ishte praktikisht dhe kryeministër i Shqipërisë së aneksuar nga Italia, prej të cilit nuk pati ndonjë zhvillim vendi ynë. Pra, asnjë nuk bëri shtet, asnjëri nuk la ndonjë trashëgimi shtetformuese dhe ndoshta prandaj sot Shqipëria është kështu siç e shohim ne sot.

Nga ana tjetër mundohesh të identifikosh hebrenjtë e paktë të Shqipërisë që mund të kenë qenë dhe që janë akoma në Shqipëri, dhe në internet gjen disa emra interesantë si: Fan Noli, Endri Fuga, Artan Fuga, Alfred Moisiu dhe disa të tjerë. Nuk dihet sa përqind kanë qenë hebrenj Fan Noli dhe Alfred Moisiu, por nëse ajo çka thuhet në internet është e vërtetë, besoj që suksesi i tyre në politikë dhe kontributi që kanë arritur të japin për Shqipërinë sigurisht që mund t’i atribuohet origjinës së tyre si hebrenj. Endri Fuga dhe Artan Fuga janë përmendur në internet si hebrenj, por nëse kjo është e vërtetë, mund të themi që kjo përkatësi shpjegon dhe suksesin e tyre. Kujtoj mikun tim virtual, të ndjerin Simon Vrusho, ish prefekt i Beratit dhe administrator i muzeot “Solomon” në Berat, të cilin e drejtoi me shumë dashuri. I cili, përpara se të largohej nga ne, botoi një libër me titull “Pikante”, edhe pse nuk e kam lexuar, origjina hebraike e tij duhet të ketë krijuar diçka në atë libër për të cilën duhet të jemi krenarë të gjithë.

E ndërsa mundohesh të gjesh diçka hebraike në Shqipëri, për të shpjeguar ato pak zhvillime dhe për më tepër për t’i dhënë pak shpresë vendit, siç po i jep shpresë Ukrainës dhe botës mbarë Zelensky, medeomos ndalesh dhe skanon njëri pas tjetrit gjithë politikanët Shqiptarë, të cilët fatkeqësisht nuk i lidhën asgjë me hebrenjtë, të paktën për sa e dimë ne, dhe nuk kanë asgjë hebraike në jetët e tyre. E sigurisht, për shkak të fatit të keq që na ka rënë me këta lloj politikanësh, thua me vete, a thua mos janë të gjithë nga Palestina, apo janë të gjithë nga Sodoma dhe Gomorra, se hebrenj si Zelensky nuk janë?!

Duke filluar kështu me Enver Hoxhën, një njeri me një origjinë shumë të verifikueshme muslimane dhe gjirokastrite, i cili mund të verifikohet lehtë në wikipedia. Gjithashtu Ramiz Alia, edhe pse nuk fliste shkodrançe, ai ishte nga Shkodra. E më tej skanon Edi Ramën, Erion Veliajn, Bamir Topin, Ben Blushin, Sali Berishën, Aleksandër Frangajn, Lulzim Bashën, liderin e teqeve, Ilir Metën, dhe kollaj i verifikon të gjithë në wikipedia, ku fatkeqësisht të dalin të gjithë Shqiptarë dhe vetëm detaje të parëndësishme të bëjnë të dyshosh, nëse të gjithë janë nga Palestina, Gomorra dhe Sodoma. Berisha, edhe pse ka ikur që fëmijë nga Tropoja dhe asnjë nuk e mban mend në Tropojë, në wikipedia jepet shumë qartë origjina e tij pukjane dhe gjakovare. E njëjta logjikë vazhdon në Kosovë dhe Serbi, me Albin Kurtin dhe Sllobodanin që janë me origjinë nga Mali i Zi, me Rugovën që nuk qartësohet nga është, me Ramushin që pretendon, se është nga Mirdita, dhe këtu e atje të gjithë lënë hapësira për të dyshuar që janë të gjithë me origjinë të largët nga Palestina, Gomorra, ose Sodoma dhe qartësojnë që nuk janë hebrenj.

Ndoshta ka një arsye që shqiptarët nuk dinë të qeverisin dhe nuk bëjnë dot shtet, dhe e gjithë kjo rrëmujë e ky kaos të kujton të vetmin vend në botë, ku ka rrëmujë, luftë dhe sherre githmonë, pra Palestinën. Të kujton të vetmet vende pa moral dhe të degjeneruara, Sodomën dhe Gomorrën. E normalisht ngre pyetjen: a mos vallë janë të gjithë politikanët shqiptarë me origjinë nga Palestina, nga ku kanë kaluar dhe hebrenjtë, meqense nuk bëhen më të degjeneruar dhe më imoralë, a janë të gjithë me origjinë nga Sodoma dhe Gomorra?

Nderim Lushi 16, mars 2022 – Gjermani

Dr. Rugova

Related Posts