Human Rights

Një letër drejtuar Parlamentit të Shtetit të Izraelit (përgatitja)

“Hebrenjtë e rinj” të Gjermanisë – Emigrantët

Jetojmë në një botë shumë të thjeshtë për elitat, ku gjithçka sillet rreth parave, fitimit dhe gjenocidit, ndërsa për ne njerëzit e zakonshëm gjithçka është shumë e komplikuar: kaotike, gjakatare, me qeveri terroriste dhe të gjithë jetojmë në një botë, e cila i ngjan një oqeani të pafund padrejtësie.

Prej rreth 40 ditësh, së bashku me familjen time, jetoj në Gjermani. Edhe pse çështje ime dhe e çdo aktivisti politik shqiptar varet nga Përfaqësitë Amerikane në Tiranë, dhe sigurisht jo pak kanë në dorë dhe politikanët terroristë që drejtojnë Tiranën dhe Prishtinën, nga ana tjetër pala gjermane ka qenë një surprizë e vërtetë për mua.

Gjermania është e njohur për zhvillimin e fuqishëm ekonomik, si dhe njihet botërisht si një vend që pranon emigrantë, por pikërisht këtu qëndron dhe mashtrimi i madh.

Gjithsesi shprehja e parë që më erdhi në mendje për të përshkruar realitetin e emigrantëve në Gjermani ishte: “tani hebrenjtë e rinj të Gjermanisë qenkan emigrantët”. Me kampe si dikur, me padrejtësi dhe aparteid të pa përshkrueshëm, aq sa dhe Afrika e Jugut do të habitej.

Kështu që ristartova gjithçka që kisha lënë në mes, aktivizmin politik, jetën publike dhe dëshirën për të denoncuar realitetet e padrejta me të shkruar. Ndoshta nuk do t’a besoni, por pas shumë letrave dhe e-maileve që u kam dërguar politikanëve, personave publike dhe parlamenteve në mbarë botën, ndoshta është kjo dhe arsyeja që Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Politikanët Terroristë të Tiranës kanë hezituar për të urdhëruar më të keqen dhe burgosjen time, sot jam ulur dhe po përpiloj një letër të shkurtër drejtuar Parlamentit të Shtetit të Izraelit.

Letra ka të bëjë me Gjermaninë, me “hebrenjtë e rinj” të Gjermanisë, të cilët janë emigrantët, dhe kush më mirë e njeh trajtimin dhe torturën gjermane më mirë sesa vetë Izraeli. Kështu që Deputetët e Parlamentit të Izraelit do të kenë mundësinë dhe njëherë, që të frenojnë holocaustin e dytë të Gjermanisë, por tani jo kundër hebrenjve, por kundër emigrantëve, ku tek kjo koloni emigrantësh, shqiptarët përbëjnë një pjesë shumë të madhe dhe pjesën më kryesore.

Letra do t’u drejtohet personalisht çdo deputeti të Parlamentit të Izraelit, si një apel për t’u solidarizuar me emigrantët në Gjermani, pra me “hebrenjtë e rinj të Gjermanisë”, të cilët kalojnë keqtrajtime dhe vuajtje të papërshkrueshme, ku spikasin kampet dhe praktikat e aparteidit.

Për paqe, për liri dhe për të vërtetën!

Rezistenca Shqiptare – Nderim Lushi

Nderim Lushi

About Author