Albania CIA

Terroristi amerikan, Shinasi Rama, nuk ngopet së hedhuri baltë mbi shqiptarët


Mbaj mend që në vitin 2015, pa i shtuar shumë egoizëm këtij komenti, përveç aktorëve aktualë të politikës shqiptare, protestave tepër simbolike të Kukësit iu shtua si zhurmues në mediat shqiptare dhe një profesor në Amerikë i quajtur, Shinasi Rama.

E kështu në atë kohë u njoha përmes mediave me Shinasiun, Gridi Rojin ­(i cili kishte punuar në zyrat e kombeve të bashkuara në New York) dhe një farë zonje të quajtur, Karanxha; të tre të ardhur nga Amerika për të “shpëtuar” Shqipërinë, Shqipërinë që ishte nën sundim amerikan dhe nën zgjedhë britanike që nga viti 1912.

Ndërkohë që Shinasiu, përveç faktit që ishte në Amerikë si profesor, pra që faktohej që kishte kaluar filtrat e CIA-s, në CV-në e tij shkruante që ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të cilën e kam sqaruar në shumë shkrime që kjo parti u themelua nga komunistët shqiptarë të trajnuar nga CIA dhe ishte mbushur nga ushtria e madhe e ish sigurimit të shtetit. Pra Shinasiu, i cili ishte student dhjetori, çka tregon që ishte një shqiptar me biografi të mirë sipas standardeve terroriste komuniste, paskësh qenë dhe sigurims, e si profesor në Amerikë nuk do asnjë investigim për të dalë në përfundimin që sot ai është një aset i CIA-s dhe një terrorist amerikan që udhëheq propagandën amerikano – britanike kundër popullit më të fortë të Europës, kundër popullit mysliman shqiptar.

Ja çfarë shkruan publikisht wikipedia për asetin e CIA-s, Shinasi Rama: Shinasi Rama është Profesor Klinik në Programin e Marredhenieve Nderkombetare në New York University në SHBA. Ai ka qenë bashkëthemelues i Partisë Demokratike në Shqipëri dhe një nga studentët më të angazhuar në Lëvizjen e dhjetorit 1990. Përveç studimeve në Shqipëri, ai ka bërë masterin në South Carolina University dhe mban gradën Doktor i Shkencave Politike nga Columbia University.”

Sigurisht që nuk do të shpenzoja këto dhjetë minuta kohë për të sqaruar publikun mbi Shinasiun, por ai, ndryshe nga politika shqiptare që përfaqëson direkt okupatorin amerikan dhe pushtuesin britanik që nga viti 1912, ai përfaqëson pjesën intelektuale amerikane që merret me sulme të vazhdueshme kundër atyre pak shqiptarëve që përpiqen të ngrenë krye e të kuptojnë sadopak realitetin shqiptar, e Shinasiu e tipa si ky derdhin mbi përpëlitjet e shqiptarëve një lumë sharjesh dhe një lumë ofendimesh.

Shinasiu i ngjan terrorisitëve britanikë dhe antishqiptarëve, Faik Konica e Fan Noli, të cilët gjoja shanin politikanët shqiptarë, nuk kursenin asgjë për të vrarë e për të goditur çdo gjë shqiptare. Shinasi terroristi dhe terroristët Noli e Konica, përfaqësojnë politikën barbare dhe pagane të britanikëve ndaj shqiptarëve.

E vërtetë që nga 1912 – ta jemi nën pushtim britanik dhe në zgjedhë amerikane, dhe është pikërisht kjo luftë që  bëhet e padeklaruar, nga nëntoka dhe kundër civilëve shqiptarë të pambrojtur që e ngre me të vërtetë Shinasiun në nivelin e terrorizmit amerikan.

Disa nga shprehjet që Shinasiu u drejton shqiptarëve, të cilat nën një analizë jo shumë të mprehtë, janë në fakt politika e jashtme  e Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj shqiptarëve. Shprehjet janë shkëputur nga një video që transmeton kanali televiziv ora news, kanal i rrjetit amerikan në Shqipëri me mbi 400 kanale televizive që vjellin vrer e propagandë çdo ditë kundër shqiptarëve:

  • Shqipëria është një gjirizë (tub wc-je) i jashtëzakonshëm
  • Gjirizit i vihet përherë kapaku
  • Ata (qeveria qmerikane, britanike dhe BE) e kanë kuptuar që në Shqipëri njerëzit shesin çdo gjë që kanë, nderin, fytyrën, familjen e çdo gjë vetëm për një rrogë të çelbur me hangër bukë
  • Njerëz pa dinjitet
  • Ndërkombëtarët nuk kanë asnjë lloj kënaqësie me u marrë me shqiptarët
  • Për to (për ndërkombëtarët) ne jemi llumi i llumit që mundet me ekzistu në fytyrën e kësaj toke
  • Jemi një popull i pazoti me qeverisë vetëveten
  • Ata (ndërkombëtarët), nuk kanë pikë dashnie për shqiptarët
  • Ky është një vend që nuk ka kurrfarë respekti në botë
  • Është një vend që duhet me u mbajt me kapak të mbyllur, me qenë një kamp përqendrimi
  • Një popull që s’ka nder; e shet votën, veten, çdo gjë për një kafshatë bukë
  • Ju kaq meritoni, kaq nder keni

Mesazhi im për Shenasiun e Shenasitë e çdo terrorist tjetër amerikan: Shenasi, shqiptarët janë populli më heroik në Europë dhe populli më trim. Edhe pse jemi se mbi një shekull nën terrorin çnjerëzor të okuptarëve britanikë, sërish lypset që tradhtarë dhe terroristë e llum i llumit si ti të dalin në media e të vjellin vrer kundër shqiptarëve, që siç e thoni dhe ju, janë se mbi 100 vite në kampe përqendrimi të barbarëve e paganëve britanikë. Ti je tradhtar i shqiptarëve Shenasi, dhe nuk je i vetmi!

Nderim Lushi

Grykë – Çajë, Kukës

4, maj, 2023

Video në youtube: https://www.youtube.com/watch?v=6KuEuAVKqMg

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albania

Shqipëria dhe armiqtë e saj

Situata politike në Shqipëri kërkon një vështrim serioz dhe të thellë. Siç duket qartë, problemi tashmë nuk është i lidhur
Albania

Të kthehesh nga Gjermania

Back to Albania… Të kthehesh shëndosh e mirë nga Gjermania, e jo në arkivol, siç janë kthyer dhjetra e qindra

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup