CIA

Denoncim publik mbi sulmet ndaj website-eve

Javën e fundit dy nga faqet e mia, peticion.al dhe kukespost.com, u sulmuan. Sulmet kibernitike i dëmtuan pjesërisht ose plotësisht faqet, siç është rasti i kukespost.com, e cila ishte fshirë pothuajse e tëra.

Faqet i rikuperuan vetëm përmes backup dhe tani janë fuksionale. Diçka e tillë është rutinë me website-et, edhe pse mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme, gjë e cila e vë në pikëpyetje lirinë në internet dhe konceptin e lirisë së shprehjes në përgjithësi. Siç sot besoj, që ka liri shprehje për sa kohë riprodhon gënjeshtrat e zakonshme të Amerikës dhe për sa kohë riprodhon mashtrimet dhe përrallat që Britania e Madhe u tregon popujve që ka skllavëruar, në të kundërt s’ka liri shprehje.

Si rrallë herë, sistemet e sigurisë të instaluara në faqe më dërguan e-mail për të më lajmëruar për një shtim të sulmeve, por dështuan për të më lajmëruar për fshirje të pjesshme, ose të plotë të faqeve, gjë e cila në fakt kishte ndodhur. Nisur nga ky dështim i programeve të sigurisë dhe konsideruar analizën politike të realitet të sigurisë elektronike në të cilën jetojmë, unë mendoj që nuk ka pasur sulme, dhe se ndërhyrja është bërë nga inxhinierë që punojnë pranë serverit, ku kam faqet, ose nga autoritete të spiunazhit dhe të sigurisë të vendeve që kanë monopolin mbi internetin dhe teknologjinë kompjuterike, siç janë SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Është shumë naiv fakti, që sistemet e sigurisë kanë regjistruar në mënyrën më qesharake, që sulmet janë nisur nga ip të Republikës Islamike të Iranit. Është njëlloj, sikur të kishe shtëpinë para komisariatit të policisë, dhe të vjedhësh një makinë policie e ta parkosh në oborr 20 metra përball komisariatit nga ku është vjedhur makina.

Personalisht akuzoj vetëm amerikanët dhe britanikët për sulmet ndaj faqeve, për përndjekjet dhe luftën politike në terren dhe për gjithçka tjetër, dhe kjo shpjegohet vetëm politikisht dhe se nuk pritet të ketë një shpjegim të tipit: ja çfarë shkruan në këtë e-email, ja se çfarë ip ka ky sulm. E pastaj vjen dhe shprehja justifikuese e preferuar e CIA-s – nëse unë mund ta provoj pretendimin tim, apo nëse unë kam evidencë?

Në një postim më të zgjeruar unë kam dhënë mendimin tim në lidhje me Iranin dhe unë kam mbështetur opinionin që Irani është një republikë e krijuar nga Amerika dhe një nga vendet më të rrezikshme në botë, e cila kryesisht merret në kryerjen e punëve të pista të Amerikës.

https://albchat.al/read-blog/19_irani-eshte-shtet-terrorist-dhe-i-sponsorizuar-nga-shba-te.html

Në opinionin tim gjërat janë shumë të komplikuara, pushtimi britanik i trojve shqiptare në vitin 1912 dhe instalimi më tej i terroristëve britanikë, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, e ka riformatuar me pushkë dhe pushkatime historinë dhe gjithë realitetin shqiptar. Prandaj sot na vjen me e-mail dhe adresë të saktë se nga ku vijnë sulmet, për shkak se kjo është dizenjuar vetëm për qënje humane naive që nuk e kanë të zhvilluar trurin më shumë se sa një fëmijë shqiptar i vitit 1912.

Dikur shqiptarët natyrshëm e identifikonin Britaninë e Madhe, si armiken e vetme dhe të përbetuar të shqiparëve, por falë masakrave britanike njëshekullore sot shqiptarët janë skllavëruar dhe poshtëruar aq shumë, sa armikun e quajnë aleat strategjik.

Për sulmet ndaj faqeve dhe për luftën politike akuzoj vetëm qeverinë e SHBA-ve dhe qeverinë e Britanisë së Madhe.

Nderim Lushi

Grykë – Çajë, Kukës

22 janar 2023

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albania CIA

Terroristi amerikan, Shinasi Rama, nuk ngopet së hedhuri baltë mbi shqiptarët

Mbaj mend që në vitin 2015, pa i shtuar shumë egoizëm këtij komenti, përveç aktorëve aktualë të politikës shqiptare, protestave

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup