Albania

Lumi Vjosa Park Kombëtar – grabitje amerikane, izolim ekonomik i shqiptarëve

Ministria e Mjedisit e Shqipërisë ka publikuar më 15 mars vendimin e shpalljes së Lumit Vjosa, Park Kombëtar. Vetëm në janar të këtij viti, Lumi Vjosa, ishte shpallur Park Natyror, duke emetuar një nxitim të politikës shqiptare në lidhje me të ardhmen e Vjosës dhe gjithë lumenjve në Shqipëri. Ndoshta kriza energjetike është më e madhe nga çfarë thuhet dhe dëbimi i shqiptarëve është diçka më e shpejtë nga çfarë shkruhet në mediat e regjimit.

Vetë ministrja e regjimit, Kumbaro, bën me dije që Parku Kombëtar do t’i shtojë zonës së mbrojtur dhe 12 mijë hektarë më shumë, çka sqaron dhe arsyen e këtij vendimi.

Shqiptarët e kanë pritur mirë këtë vendim, pasi kjo ka të bëjë me propagandën, me magjinë e termave që e përshkruajnë vendimin dhe me mungesën e zërave të lirë. Shqiptarët e perceptojnë vendimin zonë e mbrojtur, si një vendim që do të mbrojë pronat e tyre nga faktori i jashtëm, por në të vërtetë ky është një vendim i qartë juridik dhe ligjor që kufizon aktivitetin ekonomik të banorëve, e cila do të çojë në eksod pas eksodi. Nëse shqiptarëve do t’u shpjegohej nga specialistë të pavarur (gjë e cila nuk ndodh kurrë), që ky vendim kufizon aktivitetin ekonomik të tanishëm dhe ndalon me ligj çdo zgjerim tjetër ekonomik të banorëve në të ardhmen, etëherë reagimi do të ishte tjetër e jo ky që shihet sot.

Mediat e regjimit e kanë pasqyruar këtë vendim, si një fitore dhe si një paketë ligjore që do të ndalojë ndërtimin e HEC-ve – ky pra është opinioni zyrtar i mediave dhe i regjimit të Tiranës. Por në opinionin tim e vërteta është krejt e kundërta; shpallja e një territori zonë e mbrojtur bën që të aktivizohen një paketë ligjesh, të cilat kufizojnë aktivitetin ekonomik të banorëve të zonës dhe në pak vite zona do të shkretohet dhe nuk do të ketë më banorë. Pra kjo është faza e parë që nuk dihet sa vite do të zgjasi, dhe faza e dytë pason me ndryshime ligjesh, rrëmuja politike dhe meqense Lumi Vjosa do të jetë e “spastruar“  dha pa banorë që pengojnë, HEC-et mund të ndërtohen të qetë njëri pas tjetrit.

Për të mbështetur dhe për të vërtetuar opinionin tim ju ftoj të udhëtoni në një vend të Kukësit i cili quhet fshati Fshat. Fshati Fshat ndodhet në mesin e 55 mijë hektarëve të Parkut Natyror, Koritnik – Korab, i shpallur si i tillë nga regjimi i Tiranës në vitin 2011. Në vitin 2021 në këtë fshat u ndërtua në kohë rekord një HEC, dhe statusi i zonës së mbrojtur nuk e ka ndaluar aspak ndërtimin e HEC-it, dhe ky ndërtim nuk është pasquruar në asnjë lloj medie.

Ndërtimi i HEC-ve has pengesë serioze vetëm banorët, por jo ligjet. Del qartë që zonat e mbrojtura nuk janë një formë mbrojtje dhe prezervimi i territorit, por një mënyrë për të dëbuar banorët dhe për të „spastruar“ këto territore që të mund të shfrytëzohen në të ardhmen pa hasur rezistencë nga lokalët.

Jo më kot SHBA – okupator strategjik i Shqipërisë, ka aktivizuar në këtë mashtrim publik dhe në këtë fushatë propagande dhe aktorë si Leonardo Di Kaprio. Kjo tregon që Lumi Vjosa dhe më tej çdo lumë i Shqipërisë është me interes të madh ekonomik për pushtuesit amerikanë, sidomos në këtë kohë që dhe nafta po mbaron dhe në këto kohëra të krizës energjetike.

Në të vërtetë fushata e Lumit Drin, fushatë që pretendon të sensibilizojë opinionin publik në lidhje me anullimin e ndërtimit të HEC të Skavicës është e njëjta gjë, pra është një fushatë për të bërë që vetë publiku të kërkojë vullnetarisht shpalljen Park Kombëtar të Lumit Drin. Kjo do të ishte faza e parë e ndërtimin të hidrocentralit të Skavicës, pra faza e “spastrimit” dhe dëbimit të banorëve përmes masave të kufizimit ekonomik që ofron paketa ligjore e Parkut Kombëtar. Ndërsa faza e dytë është përmbytja me ujë e tërë luginës së Drinit, dhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Bashkimi i shqiptarëve është shumë i vështirë, sidomos sot pas 110 vite pushtim britanik dhe zgjedhë amerikane, por asgjë nuk na pengon që herë pasë herë të shkruajmë pak rreshta dhe të ngremë zërin për Shqipërinë dhe shqiptarët.

#Ndal zonat e mbrojtura!

#Ndal grabitjen amerikane!

#Ndal barbarizmin britanik!

#Ndal dëbimin e shqiptarëve!

Nderim Lushi

Grykë – Çajë, Kukës

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albania

Shqipëria dhe armiqtë e saj

Situata politike në Shqipëri kërkon një vështrim serioz dhe të thellë. Siç duket qartë, problemi tashmë nuk është i lidhur
Albania

Të kthehesh nga Gjermania

Back to Albania… Të kthehesh shëndosh e mirë nga Gjermania, e jo në arkivol, siç janë kthyer dhjetra e qindra

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup