Nuk doja kurrë të shkruaja rrreth kësaj shakaje pa sens e cila quhet “Kriza në Ukrainë”. Të besojmë që Ukraina mund të pushtohet, ne duhet ta bazojmë këtë gënjeshtër mbi parime të tjera, të cilat janë po gënjeshtra.
Ne duhet të besojmë së pari që ekziston diçka e quajtur “pavarësi”. Sigurisht që nuk duhet të pyesësh se çfarë është pavarësia. Në kohën e sotme, pavarësia e shtetit nuk nënkupton që shtetet kanë ekonomi të pavarur dhe vendimmarrje të pavarur, një sistem arsimor të pavarur, një ushtri të pavarur dhe nuk do të thotë që kanë lirinë për të prodhuar në mënyrë të pavarur armë. Këto të drejta i përkasin vetëm Perandorisë Amerikane. Pavarësi do të thotë që thjesht njerëzit nuk mund të lëvizin të lirë nëpër botë; ata nuk mund të punojnë atje ku ata duan; dhe më e rëndësishmja, njerëzit kanë të drejtë që të fajësojnë për krizat dhe korrupsionin vetëm liderat lokalë, të cilët janë të zgjedhur nga perëndimi, dhe ata nuk duhet kurrë që të fajësojnë dhe denoncojnë drejtpërdrejt Perandorinë Amerikane. Kurrë! Ndoshta ata janë të lejuar që herë pas here të akuzojnë ndonjë OJF amerikane, por jo vetë Perandorinë dhe Demokracinë.
Kështu që pavarësi do të thotë që të mos fajësosh Perandorinë Amerikane, e cila në realitet kontrollon gjithçka dhe shfrytëzon të gjithë botën.
Përveç përpjekjes për të theksuar idenë e pavarësisë së shteteve, e cila është një nga gënjeshtrat më mashtruese të hegjemonisë moderne amerikane, kriza ukrainase përdoret për të çorientuar njerëzit dhe për të na dhënë idenë se bota ka shumë pole. Bota është më e bashkuar si kurrë më parë dhe e qeverisur nga një Perandori si kurrë më parë, një perandori e cila e ka azhornuar botën nga kolonializmi – sistem në të cilin njerëzit kishin një lloj grade lirie për të lëvizur dhe për t’u zhvendosur, në pavarësinë e shteteve – e cila i shërben një qëllimi: kontroll dhe kufizime.
Për më tepër do të thoja që një luftë po ndodh tashmë, por jo kundër Ukrainës. Kjo luftë po ndodh kundër ne të gjithëve. Dy vite që nga fillimi i pandemisë, bota nuk është më si më parë.
Njerëzit kanë humbur vendet e punës. Papunësia është në nivele shqetësuese. Cilësia e vendeve të punës po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Teknologjia, inteligjeca artificiale, robotët, kompjuterët dhe teknologjia e re po i marrin vendet e punës me një shpejtësi kërcënuese. Të gjithë prindërit nuk e dinë se çfarë do të ndodhi me fëmijët e tij dhe çfarë karriere duhet të ndjekin. Tejmbushjet në çdo profesion dhe në çdo karierë janë një dhimbje koke dhe një stres i zakonshëm.
Bota po ndryshon. Shoqëria po shkatërrohet. Perëndimi e ka humbur mistikën dhe moralin e tij. Çmimet po rriten. Jeta po bëhet e shtrenjtë dhe e papërballueshme, pavarësisht përparimit masiv të teknologjisë dhe efiçensës së kostove të makinerive, të cilat janë të presupozuara që të na ndihmojnë.
Njerëzit jetojnë nga rroga në rrogë, nëse janë me fat që të kenë një të tillë. Politika ka humbur kredibilitetin.
Të flasësh për pavarësi shtetërore dhe pushtime – pushtime nga kush, nga UFO-t? Në një botë konfuze, ndërkohë politikisht e bashkuar, është e pavend.
Sabri Lushi