Ukraine

Zelensky dhe Putin po luftojnë qytetarët e vendeve të tyre


Çfarë do të bënte Zelensky dhe ata prapa tij, nëse donin të asgjësonin një opozitë të tërë në Ukrainë?! Një vend që posedon tokën më të mirë në botë, por nga ana tjetër një nga vendet më të izoluara, është e kuptueshme që do të ketë zëra që kërkojnë drejtësi.


Mënyra më e mirë për të asgjësuar rreth 100 mijë “qytetarë problematikë” nga tërë bota, ishte lufta në Siri. Përgjithësisht janë deklaruar të gjithë si të vrarë në Siri, por ngelen të gjallë zërat që akuzojnë qeveritë e vendeve të tyre si organizatore të asgjësimit të tyre brenda vendeve të origjinës.


Siç në Shqipëri akuzohet qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj si nxitës të eksodit të “problematikëve” drejt Sirisë dhe akuza e paprovuar e vrasjes së “problematikëve” brenda territorit shqiptar. Nuk ishte rastësi djersitja dhe gulçimi i kryeministrit shqiptar i cili ndër të tjera do të shprehej në fjalimin e tij të betimit si kryeministër: “kasapi i lindjes së mesme, Basshar-Al Assad”.

Nëse bota krijoi Sirinë për të asgjësuar rreth 100 mijë qytetarë “problematikë”, Zelensky e krijoi “Sirinë” brenda në Ukrainë. Dhe unë bëjë pjesë sot tek ata njerëz që besojnë që shenjestër e luftës në Ukrainë janë mijra e mijra qytetarë ukrainas, të cilët vriten dhe pushkatohen nga ushtria e vet. Në fakt kështu kanë funksionuar të gjitha qeveritë pas rënjes së Perandorisë Osmane – vrasin në pabesi çdo qytetar të pabindur dhe të vlerësuar si problematik, por pa prishur strukturën e rreme të demokracisë.


Sot mund të themi që komediani Zelensky dhe Presidenti Putin, thjesht po krijojnë kushtet për dy fushata:

1-Vrasja e problematikëve brenda territorit të Ukrainës.

2-Dhe ajo që ndodh herë pas here, grabitja e parave të qytetarëve Rusë përmes skemës së inflacionit dhe efekteve që sjellin sanksionet.

3- Krijimi i një konflikti artificial, i cili shërben si një zhurmë ndërkombëtare – modelet e qeverisjes britanike në mbarë botën nuk mund të funksionojnë pa luftë dhe pa gjakderdhe, edhe pse praktikisht armiqtë nuk ekzistojnë.


Nga ky këndvështrim i bije që Zelensky dhe Presidenti Putin janë miq dhe se luajnë në të njëjtën skuadër.

Nderim Lushi

Nderim Lushi

About Author

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup