SHBA-të këtë herë kanë caktuar si president të tyre një njeri në dukje budalla, i papërgjegjshëm, rrumpallë, trap, maniak seksual, tallës, dhe një ordiner të pashoq. Në fakt të gjitha këto tipare janë thjesht mveshje të cilat shërbejnë për të justifikuar presidencën Trump dhe për të mbajtur publikun të fokusuar pas këtyre detajeve dhe por të mos kuptuar fushatat terroriste të Trump që do të trondisnin tërë botën.
Trump është bërë i famshëm për retorikat e tij të lira dhe ordinere se si ai kërkonte të pushtonte apo aneksonte Groenlandën – një vend që ka popullsinë të barabartë me ushtarët amerikanë që vizitojnë këtë vend gjatë një viti. Edhe pse ky ishull i akullt ka sot një bazë amerikane, gjë që nënkupton pushtim amerikan defakto, prapë Trump arriti të gjente hapësira të naivitetit dhe të buadallallëkut të publikut perendimor dhe të deklaronte që kërkonte të pushtonte një vend që realisht ishte tërësisht nën Amerikën e terroristit Trump.
Në janar të këtij viti, Trump, tronditi botën duke marrë peng një lider të një shteti sovran, si Venezuela. Pra Trump, përmes një operacioni ushtarak aspak transparent dhe të paverifikueshëm, arrestoi në rezidencën e tij presidentin Venezuelian, Nicolas Maduro. Me arrestimin e Maduro, Trump kishte hedhur poshtë çdo logjikë të sovranitetit të shteteve, kishte shkelur kështu çdo ligj ndërkombëtar që kryesisht është ideuar nga vetë SHBA-të dhe ia kishte arritur që të çorodiste tërë opinionin publik mbarë botëror. Por, sigurisht, një vend pagan dhe të degraduar si Venezuela nuk do ta bombardonte kurrë Trump dhe kështu ndodhi në të vërtetë, Maduro u arrestua pa luftë dhe pa krisma.
Është shumë e qartë që një dijetar musliman nuk mund të verbohej dhe nuk mund të mbytej në hilet e lira të barbarit Trump dhe të moskuptonte luftën shekullore të Perëndimit ndaj muslimanëve. Unë besoj që dhe muslimanët e zakoshëm kanë qenë dhe janë të vetëdijshëm që lufta e qeverive perendimore është vetëm kundër fesë Islame dhe se ata nuk kanë asnjë objektiv tjetër. Dhe sigurisht që këto bindje dhe vetëdije të muslimanëve u vërtetuan në mes të muajit të Ramazanit kur Irani, SHBA-të dhe Izraeli u dakordësuan për një luftë të zakonshme perendimore, e cila kërcënon Izraelin, Amerikën dhe Iranin, por bombardon gjithë botën muslimane të Lindjes së Mesme e veçanërisht Arabinë Saudite.
S‘ka ansnjë dyshim që qëllimet e këtij konflikti kanë qenë shëndërrimi në një realitet palestinez i të gjithë botës Islame në Lindje të Mesme, dhe kjo po bëhet realitet çdo ditë e më shumë.
Edhe pse qeveritë e çdo shteti musliman të Lindjes së Mesme janë zgjatime të Qeverisë Amerikane, Amerika dhe Britania e Madhe nuk ndjehen të mjaftueshëm, pasi ata e kanë axhendë të tyre zhdukjen e fesë Islame dhe shfarosjen e çdo muslimane në Lindje të Mesme e kudo në botë.
Edhe pse lufta në pamje të parë është SHBA, Izrael kundër Iranit, në realitet objektivi i vërtetë janë muslimanët e zakonshëm në Iran dhe muslimanët e zakonshëm në çdo shtet të Lindjes së Mesme dhe veçanërisht dy shtete që relativisht kanë qenë në paqe dhe begati: Arabia Saudite dhe Jordania.
Shpresoj që muslimanët e zakonshëm ta kenë kuptuar se si i mbron Amerika „aleatët“ e saj muslimanë: me bomba, me krizë, me thikë pas shpine dhe me luftë dhe vetëm luftë.
Nderim Lushi
Shkinak, 10 mars, 2026
Discover more from Nderim Lushi - shkrime
Subscribe to get the latest posts sent to your email.

