UK

Notë Proteste Ambasadës Britanike në Tiranë: Publikoi 88 Emra të të Dënuarëve Shqiptarë në Britaninë e Madhe

Drejtuar: Ambasada Britanike Tiranë

Lënda: Notë Proteste në lidhje me publikimin në “top-channel.tv”, të emrave të të dënuarëve shqiptarë në Britaninë e Madhe

Të nderuar zotërinj

Britania e Madhe është një vend në të cilin banojnë dhe pjesërisht punojnë mijra shqiptarë ilegalë. Të gjithë i janë drejtuar Britanisë së Madhe duke paguar mesatarisht rreth 15 mijë euro për një kalim të paligjshëm, kjo referuar autoriteteve dhe mediave britanike dhe atyre shqiptare. Një pjesë e opinionit mediatik dhe qeveritar e quan këtë trafik të paligjshëm, si një veprimtari kriminale të drejtuar dhe të organizuar nga mafia. Ndërsa veprimtarë të shoqërisë civile shqiptare dhe asaj europiane, e shohin më tepër këtë veprimtari kriminale, si një aktivitet të mbështetur dhe të organizuar nga korporatat, elitat dhe qeveritë e vendeve të përfshira në këtë aktivitet fitimprurës dhe skllavërues të mijëra dhe miliona emigrantëve shqiptarë dhe nga mbarë bota.

Më datë 13 shtator 2020, media kombëtare shqiptare “top-channel.tv”, duke cituar një media britanike “Sunday Express” dhe duke iu referuar gazetarit britanik, Jon Austrin, ka publikuar një listë me rreth 88 emra të të dënuarëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Unë Nderim Lushi, si një veprimtar i shoqërisë civile shqiptare, si një nga kontribuesit e frymës intelektuale “Kontrata e Re” dhe në cilësinë e një veprimtari me kontakt të qindra emigrantëve shqiptarë të Britanisë së Madhe, dhe në cilësinë e administratorit të zërit të emigrantëve shqiptarë në “emigranti.info”, përcjell drejt Ambasadës Britanike në Tiranë një Notë Proteste në lidhje me publikimin e paligjshëm dhe të pamoralshëm të këtyre emrave.

Britania e Madhe është ndër të paktat vende në botë që nuk ofron asnjë hapësirë ligjore për të legalizuar qëndrimin e shqiptarëve ilegalë, duke bërë kështu që qindra mijëra shqiptarë, referuar ligjeve dhe standarteve britanike, të punojnë në kushte skllavëruese dhe të punojnë në punë, që definicioni juridik britanik i quan “skllevër”, pavarësisht që për këtë nuk flasin kurrë mediat dhe autoritetet britanike, dhe për rrjedhojë, as ato shqiptare.

Jam personalisht i shqetësuar, pasi publikime të tilla bëjnë që këta shqiptarë vulnerabël dhe në mëshirë të fatit në tokën e britanisë së madhe, do t’i vuajnë pasojat e këtyre dënimeve dhe pasojat e publikimeve mediatike të tilla, gjatë gjithë jetës së tyre. Për sa dihet juridikisht, janë një listë dënimesh që duhet të ngelen anonimë, janë një listë dënimesh, të dënueshëm deri në pesë vite heqje lirie, që duhet të fshihen nga sistemi dhe nuk duhet që të dënuar të tillë të persekutohen gjatë gjithë jetës për gabime të vogla që kanë bërë në jetë.

Besoj që publikime mediatike të listave të të dënuarëve shqiptarë, bëjnë një reklamë të keqe tek të rinjtë shqiptarë, jepen si model tek të rinjtë, vetëm nëse ky është plani dhe qëllimi i këtyre publikimeve.

Si shoqëri civile po ndiqet me shumë interes, me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje gjithçka ndodh me emigrantët në Britaninë e Madhe, që nga deklaratat e zyrtarëve britanikë, e deri tek sponsorizimet dhe mbështetjet mediatike që u bëhen disa grupeve muzikore, të cilat në fund rezultojnë një reklamë për keq, dhe një diskriminim i qytetarëve dhe i emigrantëve shqiptarë kudo në botë.

Besoj që Britania e Madhe është një kampione e të drejtave të njeriut, një nga vendet me demokracinë më të vjetër në botë, një vend shumë mik i shqiptarëve, një nga vendet e pakta në botë me liri politike, fetare dhe ekonomike të mëdha, prandaj jam besimplotë që autoritetet dhe përfaqësitë britanike do të bëjnë më të mirën për të ndihmuar shqiptarët, do të bëjnë më të mirën për të respektuar të drejtat dhe liritë e emgrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Ju faleminderit

Nderim Lushi – Kukës

Shtator, 2020

Nderim Lushi

About Author

You may also like

UK

Mbretëresha e teneqtë e Britanisë së Madhe

E quajta e teneqtë, mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, pasi kështu e quante trimërinë e shqiptarëve Faik Konica, spiuni i