Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo është vërejtur zyrtarisht në lëvizjet publike në Shqipëri, hapur dhe publikisht kundër qëndrimeve të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Teknikisht shqiptarët nuk janë antiamerikanë, nga ana tjetër as amerikanët nuk janë antishqiptarë, por janë elitat amerikane, që për shumë arsye historike, Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi i kanë pasur gjithmonë në të ashtuquajturën “Listë të Zezë”. Pra politika e jashtme amerikane është e tillë që një vend si Shqipërinë nuk e ndihmon, nuk e përkrah dhe e zvarrit në atë gjendje që është sot Shqipëria, pra gjithçka është “by design” dhe marrëdhënjet reale dhe epidemia propagandistike amerikane nuk është e rastësishme.

Dalim tek lista e zezë dhe tek nevoja për të përfaqësuar antiamerikanizmin në Shqipëri. Të gjithë e kanë të qartë që opozita në Shqipëri është Partia e Sigurimit të Shtetit, dhe lideri historik i saj, një njeri që dhe biologjikisht nuk dihet ku ka lindur, në Shqipëri, Mal të zi, Kroaci apo Palestinë (edhe pse ana biologjike nuk ka ndonjë rëndësi, por sa për të ilustruar nivelin e mashtrimit), është kryesigurimsi dhe spiuni i përgjithshëm i Shqipërisë. Ndërsa qeveria dhe partia që e ka prodhuar këtë lloj qeverie, është publikisht pasuese e terroristëve të bllokut dhe pjesërisht e ish sigurimit të shtetit. Kështu që nevoja e re antiamerikane, burgosja e pakënaqësisë popullore në një “antiamerikanizëm” qesharak dhe të panevojshëm, do të bëhet nga një spiun i përgjithshëm, i cili është Kryesigurimsi i shqiptarëve dhe lideri historik i Partisë së Sigurimit të Shtetit, nga komunisti që u caktua për të përfaqësuar antikomunizmin.

Nëse rastësisht Shqipëria do të binte nën influencën e Kinës, padyshim që lideri historik i Partisë së Sigurimit do të përzgjidhej lider i shqiptarëve. Nëse për çfarëdo arsye, shteti i Algjerisë do të nënshtronte nën vete Shqipërinë, pa një mëdyshje, lideri që ata do zgjidhnin për të drejtuar Shqipërinë do të ishte plaku i Partisë së Sigurimit të Shtetit – ky është pra definicioni i Spiunit të Përgjithshëm, dhe pikërisht këtë spiun ka zgjedhur sot SHBA për të përfaqësuar antiamerikanizmin që ka lindur artificialisht në Shqipëri.

Është shumë e thjeshtë, SHBA-të kontrollojnë çdo individ potencial, kanë themeluar çdo OJF, dhe sigurisht kanë ideuar, organizuar, themeluar dhe financuar çdo parti në Shqipëri, kështu që 360 gradë, sido që të flitet dhe çfarëdo që të flitet, janë njerëz të Amerikës, spiunë të Amerikës, ose vegla të Amerikës dhe nuk ka shanc të ketë të tjerë. Por e famshmja “Listë e Zezë” Amerikane është e vërtetë, pra nuk ka asgjë të gënjeshtërt në këtë mes, vetëm se në atë listë nuk janë ato emra që thuhen në media. Të gjithë emrat që thuhen në media, janë zyrtarisht vegla të Amerikës. Nga ana tjetër, SHBA-të, nuk do gabonin kurrë të bënin publik një emër të vërtetë, pasi sido që të ishte, fama që të jep media, njohja dhe bërja shumë publik, janë kredit dhe një armë që mund t’a përdorësh për të mbrojtur veten, komunitetin dhe të gjithë shqiptarët. Çështja është, se SHBA-të kanë Lista të Zeza, por ato emra janë të  papublikueshëm dhe nuk do të mund të publikohen kurrë.

Është shumë qesharaka nisma e SHBA-ve për të shpallur super të pasurit dhe super kriminelët e Shqipërisë non grata, veprim që anashkalon Institucioniet e Drejtësisë Shqiptare, në një kohë kur tërë kombi shqiptar është realisht non grata, prej që kur është zbuluar toka amerikane. 

Nëse me të vërtetë keni dëshirë për të kuptuar nëse jeni në Listë të Zezë të SHBA-ve dhe për rrjedhojë në Listë të Zezë të BE dhe po ashtu të partive politike në Shqipëri, atëherë lexo më poshtë!?

Ja karakteristikat që ka një individ që është në Listë të Zezë:

1-Duhet të jesh njeri që nuk je pjesë e shërbimeve sekrete shqiptare dhe të asnjë vendi. Nëse ke firmosur diku, dhe je pjesë e shërbimeve, qoftë dhe atyre Serbe dhe Ruse, (vende që janë caktuar të sillen si armiqtë e shqiptarëve) s’do jesh kurrë në ndonjë Listë të Zezë. Spiunët dhe tradhtarët i do çdo regjim, pa to, pushteti nuk e ushtron dot kontrollin e saj.

2-Duhet me patjetër të kesh mbaruar arsimin e mesëm me mesatare mbi 6, pra me zotësi, dhe shancet shtohen për t’u listuar, nëse ke kryer universitetin me forcat e tuaja, pra pa e blerë diplomën.

3-Nëse je pasardhës i ish të persekutuarëve, ke shumë mundësi të jesh në Listë të Zezë.

4-Nëse ke ambicie politike, atëherë listimi juaj është i sigurtë. Nëse jeni shprehur dhe me shaka që doni të formoni një parti politike, ose keni dëshirë të bëheni mbret ose president, pra në mënyrën më të papërgjegjshme të mundur, 100% jeni në Listë të Zezë. Amerikanët dhe regjimit terrorist i Tiranës, e marrin shumë seriozisht ambicien politike, qoftë dhe kur bëhet shaka. Në fund të fundit Listat e Zeza janë falas dhe të hapura për të gjithë, prandaj nuk do të kursenin dhe nuk do të falnin asnjë shaka.

5-Nëse keni bërë para, pra nëse keni mbledhur pasuri në rrugë ilegale dhe  dispononi para që qeveria nuk i kontrollon dot, para që Amerikanët nuk i kanë në sistemet e tyre bankare, nga frika që këto para mund të kanalizohen në politikë, atëherë regjimi dhe Amerika ju liston në Listë dhe për këtë të jeni i sigurtë. Ky listim nuk bëhet për ndonjë arsye drejtësie, se po ju vjen keq që keni shkelur ligjet diku në perëndim, por suksesi që keni treguar për të bërë para, është një mundësi shumë reale për të të bërë pjesë të politikës, dhe në politikë nuk ka vende të lira, përveçse vendet që caktojnë amerikanët, por ka vende të lira në Listat e Zeza të tyre, ku dhe ju me siguri bëni pjesë.

6-Çdo njeri që është i dhënë për të shkruar, gazetari, poezi dhe shkrime të ndryshme, është në Listë të Zezë. Nëse keni arritur të botoni ndonjë shkrim apo libër, duhet t’a dini që keni kaluar vijën e kuqe. Të shkruarit është e drejtë vetëm e njerëzve të qeverisë dhe e atyre të sistemit.

7-Nëse jeni natyralisht karizmatik dhe keni një autoritet natyral në lagjen apo komunitetin ku jetoni, atëherë jeni në Listë të Zezë.

8-Nëse jeni tip i fortë, pra të tjerët ju respektojnë sepse kanë shumë frikë të përballen me juve, atëherë jeni në Listë të Zezë.

9-Natyrisht që çdo gjeni, çdo i ditur, çdo intelektual i pavarur është në Listë.

10-Çdo fetar i vërtetë dhe i pakorruptuar, musliman apo i krishterë, është në Listën e Zezë të amerikanëve.

Mund të them që unë kam listuar disa pika bazike, por karakteristikat e vërteta sot bëhen nga sisteme kompjuterike shumë të avancuara, të cilët përpunojnë mijëra të dhëna dhe listojnë çdo individ të padëshiruar, prandaj pikat e mësipërme janë thjesht për të dhënë një ide.

Në një shkrim ose koment tjetër do të trajtoj temën se çfarë do të thotë të jesh në Listë të Zezë. Duhet ditur që forca e këtyre listave është në faktin që nuk bëhen kurrë publike, dhe se emrat  që publikohen, janë thjesht manovra politike dhe tallje ndaj shqiptarëve. Nëse rastësisht do të kuptonit që jeni në listë, atëherë jeni pothuajse i shpëtuar.

Nëse mendoni që ka liri shprehje, demokraci, të drejtë vote dhe të drejta, jeni gabim dhe se me mendime të tilla pa merak se nuk ju fut njeri në listë.

Nderim Lushi – Mynih

Sqarim: Unë që mendoj që nuk ka demokraci në Shqipëri, besoj që jam në listë 🙂  

Meqense shkruaj dhe botoj mendimet e mia në mënyrë të pavarur, do të thotë që kam kaluar dhe vijën e kuqe  🙂

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Regjimi terrorist i Tiranës thërret: “ngrihu Enver”!

Çdo krim dhe çdo masakër që ndodh në Shqipëri nuk kalon pa u përdorur nga regjimi terrorist i Tiranës, krime

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup