Albania

Shkatërrimi i 500 fabrikave u urdhërua nga boshti Athinë-Beograd-Washington!

Amerika, apo fqinjët tanë e urdhëruan shkatërrimin e industrisë shqiptare?

Shkarkoni aplikacionin tirana.social   

Më poshtë keni dy komente, njëri shkruar në vitin 2015, dhe tjetri i sotëm, maj 2022.

Koment i shkruar në vitin 2015 

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara dhe nuk mund të konkuronin tregun e jashtëm.

Besoj keni dëgjuar që në ditët e sotme lufta nuk është më me heshta, shpata dhe pushkë, (përgjithësisht) por sot lufta e vërtetë është lufta e tregjeve, dhe per tregje.

Normalisht pjesa më e madhe e fabrikave tona prodhonin produkte, që nuk mund të konkuronin tregun e huaj, por me pak investime dhe rinovime, shume shpejt Shqipëria do të prodhonte produkte konkuruese dhe me kosto të lirë.

Ja pse fabrikat nuk duheshin prishur:

1-Fabrikat posedonin strukturën, terrenin dhe infrastrukturën ndihmëse.

2-Fabrikat tona mund të shërbeheshin me krah të lirë pune dhe me specialistë me shumë eksperiencë.

3-Fabrikat tona mund të mos konkuronin tregun e jashtëm, por mund të furnizonin tregun vendas.

Imagjinoni Serbinë+Greqi duke paguar qindra miliona dollarë direkt qeverinë Shqiptare, me kushtin e vetëm, shkatërrimin e çdo fabrike, kështu në Ballkan Shqipëria dorëzohej pa kushte përballë “armatës” të prodhimeve Serbe dhe Greke; kështu që gjithçka merr kuptim kur ekuacionit tonë i bashkangjitet Serbia dhe Greqia.

Do të kishte kuptim të prisheshin një pjesë e fabrikave, por jo të gjitha!

Normalisht Serbët dhe Grekët paguan qeverinë tonë për të realizuar falimentin e ekonomisë Shqiptare!

Prishja e rreth 500 fabrikave u urdhërua nga Beogradi dhe Athina dhe u realizua nga “kupola komuniste” dhe qeveria Shqiptare e asaj kohe.

Ky akt nuk ishte gjë tjetër, por pushtim ekonomik i Shqipërisë, i realizuar nga tradhtarët e kombit!

Shqiptarët do ta kenë drejtësinë e tyre!

Të bashkuar mund t’ia dalim!

Koment, 28 maj 2022

Kështu do të shprehesha në vitin 2015, pasi komenti i mësipërm është shkruar në vitin 2015, duke përshkruar me gjuhën që të imponon vetë sistemi politik, realitetin e hidhur shqiptar, ndërsa më poshtë keni një këndvështrim më të qartë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, kjo sipas mendimit tim.

E vërtetë që janë serbë dhe grekë, të paktën në opinionin tim, ose më saktë serbishtfolës dhe greqishtfolës, kontaktet që merren me Shqipërinë, pasi i tillë është projektuar ky rend botëror dhe në këtë mënyrë funksionon, ku dhe kryetari i një parlamenti nuk ka pse di më shumë, seç duhet të dijë, dhe nëse një qytetar i zakonshëm mendon që e keqja kalon nga Serbia, në të njëjtën mënyrë duhet të mendojë dhe një kryetar parlamenti, por kjo është vetëm gjysma e së vërtetës.

Mund të përmendin vetëm dy raste të qytetarëve amerikanë, cilët janë: Nicholas Gage dhe Milan Panic. Të dy janë amerikanë dhe përfaqësojnë interesat amerikane në Ballkan, pavarësisht që qytetarët e zakonshëm gënjehen nga gjuha që ata flasin dhe nga deklaratat e tyre dhe i perceptojnë si elementë grekë dhe serbë.  Amerikani Gage është denoncuar nga mediat shqiptare si ultranacionalist grek dhe jo si një agjent i zakonshëm amerikan. Amerikani Milan Panic arriti të bëhej kryeministër dhe ministër i mbrojtjes në Ish-Jugosllavi, në vitet 1992-1993, në vite kur Bosnja u përfshi në një gjenocid dhe luftë civile, ku humbën jetën gjysmë milioni boshnjakë civilë, por askush nuk akuzoi Amerikën për krimet dhe gjenocidin që kreu ushtria serbe që drejtohej nga amerikani Milan Panic. Pra ka një arsye të fortë që emisarët amerikanë flasin gjithmonë gjuhë lokale dhe nuk është aspak rastësi që për gjithçka ndodh në Shqipëri, në vend që të drejtojmë gishtin në drejtim të Perandorisë Amerikane, akuzojmë më kot Greqinë dhe Serbinë. 

Logjika e realitetit politik është e tillë, që një serb vihet përballë një shqiptari, një grek përballë një turku, një iranian përballë një sauditi dhe 300 milionë arabë përballë një Izraeli. Britania përballë Europës, Rusia përballë Ukrainës e kështu me radhë mbahen të zëna dhe të angazhuara të gjitha shtetet e krijuara mbi bazë nacionaliteti, ku konfliktualiteti është një element vendimtar për t’i kontrolluar këta shtete.

Në të vërtetë gjithçka na jep përshtypjen e një rrëmuje të komplikuar pasi ky realitet politik është i projektuar për të qenë sa më i komplikuar, por jo dhe aq nëse kuptojmë që SHBA-të janë i vetmi lojtar në qytet; me një ushtri të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër dhe në zotërim të monopoleve pothuajse të çdo gjëje që ekziston dhe me një vlerësim të tillë mund të gjykojmë më lehtë shumë çështje të tjera, përfshirë dhe shkatërrimin e industrisë shqiptare.

Në gjykimin tim, i vetmi entitet që kualifikohet për të urdhëruar prishjen e një industrie të tërë të një vendi janë vetëm amerikanët. Greqia dhe Serbia gëzojnë një kontratë më të favorshme me Amerikën, dhe kjo pasqyrohet në ekonomitë që ato kanë, por asnjëra prej tyre nuk kualifikohet për të qenë një entitet i pavarur dhe politikisht i krahasueshëm me SHBA-të, dhe se asnjëra nuk gëzon pozicionin politik për të ndikuar tek fqinjët. Ndërsa shqiptarët në Ballkan janë të shtërnguar në një kontratë shumë herë më të pafavorshme, se fqinët tanë, ku dhe shkatërrimi i 500 fabrikave duket që është një pikë e detyrueshme e kontratës që SHBA-të kanë me shqiptarët.

Shkatërrimin e industrisë shqiptare e kanë urdhëruar vetë SHBA-të, dhe jo serbët e grekët.

Por sot rëndësi ka e ardhmja, prandaj shqiptarët duhet të vetëorganizohen për një kontratë më të ndershme me perëndimin.

Shqiptarët duhet të kërkojnë një kontratë të re me SHBA-të, për më shumë të drejta dhe për më shumë liri ekonomike. Të kërkohet, punësim; lëvizje të lirë drejt SHBA-UK-Kanada, si dhe të drejtën e punësimit në BE vetëm me pasaportë.

Nderim Lushi – Tiranë

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albania

Shqipëria dhe armiqtë e saj

Situata politike në Shqipëri kërkon një vështrim serioz dhe të thellë. Siç duket qartë, problemi tashmë nuk është i lidhur
Albania

Të kthehesh nga Gjermania

Back to Albania… Të kthehesh shëndosh e mirë nga Gjermania, e jo në arkivol, siç janë kthyer dhjetra e qindra