Albania

Të kthehesh nga Gjermania

Back to Albania…

Të kthehesh shëndosh e mirë nga Gjermania, e jo në arkivol, siç janë kthyer dhjetra e qindra aktivistë politikë nga Ballkani dhe tërë bota, ku vlen për të përmendur masakrën në Gjermani të vëllezërve Gërvalla, për të cilët personalisht në një shkrim kam akuzuar shërbimet sekrete gjermane, është shumë rastësi.

Pas 8 muajsh eksperimentesh dhe fyerjesh pavlloviane, në tokën që drejtohet egërsisht nga 40 bazat amerikane të shpërndara si mortja dhe si kanceri anekënd Gjermanisë, mbërrita shëndosh e mirë në Shqipëri.

Gjermaninë, Rusinë apo Kinën, e më tej UK dhe SHBA-të, edhe pse në teori je i bindur që janë pjesë e Perandorisë Amerikane, nuk ke provat e mjaftueshme për të kuptuar sjelljen dhe dinamikën e tyre, veçse, kur i shkel vetë me këmbë ato vende.

Edhe pse Shqipëria është nga ana tjetër pjesa më e errët e kontratës së Perandorisë Amerikane, dhe një vend i shtypur egërsisht nga okupatorët amerikanë, gjithsesi ngelet vendi yt dhe vendi i vetëm ku ke më mundësi dhe të drejtë morale të luftosh deri në fund.

Gjermanët janë një popull punëtor dhe për mirë, por kjo Gjermani është ngritur mbi 6 milionë viktima të luftës së dytë botërore, përfshirë dhe hebrenjtë gjermanë, mbi përdhunimin praktikisht të çdo femre të aftë për të qëndruar në këmbë, dhe nuk është çudi që çdo aktivist politik, dhe çdo njeri që kërkon të bëjë jetën e tij, të kthehet nga Gjermania në arkivol dhe jo i gjallë.

Nderim Lushi – Kukës

9 Prill, 2022

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albania

Shqipëria dhe armiqtë e saj

Situata politike në Shqipëri kërkon një vështrim serioz dhe të thellë. Siç duket qartë, problemi tashmë nuk është i lidhur
Albania

Shkatërrimi i 500 fabrikave u urdhërua nga boshti Athinë-Beograd-Washington!

Amerika, apo fqinjët tanë e urdhëruan shkatërrimin e industrisë shqiptare? Shkarkoni aplikacionin tirana.social    Më poshtë keni dy komente, njëri shkruar

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup