Siç pritej dhe siç ishte planifikuar, marionetat amerikane në Bruksel kanë rikonfirmuar Jo-në e radhës për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Get tirana.social on google play:
Nga ana teknike samitet e BE-së në lidhje me hyrjen apo mos hyrjen të një vendi në BE zhvillohen në çdo 5 ose 10 vite, por për arsye praktike së fundmi këto samite zhvillohen pothuajse çdo muaj. Aq shpesh, sa samitet vazhdojnë dhe online, siç ishte rasti i votimit në parlamentin bullgar për të hequr veton ndaj Maqedonisë, votim që nuk mund të verifikohet, dhe as nuk mund të sqarohet juridikisht në lidhje me vlefshmërinë e tij me një samit të sapokaluar. Por ky është civilizimi amerikan, bazuar mbi tallje, gënjeshtra dhe mashtrim, nuk ke ç’i bën.
Por cila është lëvizja e radhës e Amerikës në Shqipëri? Kjo përgjigje është shumë e thjeshtë. Amerika kërkon sa më shumë zhurmë, sa më shumë kaos dhe kjo arrihet përmes protestave të organizuara nga partitë që drejtohen nga spiunët e CIA-s dhe mercenarët amerikanë.
Amerika kërkon protesta, atëherë protesta, zhurmë dhe kaos do të ketë, por jo zhvillim për shqiptarët.
Nderim Lushi