Albanian Resistance CIA

UÇK organizatë terroriste – koha për përgjegjësi

Të vërtetosh që UÇK ka qenë një organizatë terroriste, antishqiptare dhe antimulsimane, është diçka që mund të arrihet në shumë mënyra. Më saktë, UÇK nuk ka asnjë mënyrë për të mohuar këtë akuzë si terroriste dhe antishqiptare, por si zakonisht, eprorët e UÇK – Qeveria Amerikane dhe Monarkia Britanike, eleminojnë akuzën dhe çdo akuzues të mundshëm dhe nëse nuk ka akuzë atëherë UÇK ruan identitetin e vetëshpallur si çlirimtare dhe ushtri e krijuar për të mbrojtur Kosovën.

Të quash UÇK – në organizatë terroriste, një ushtri të vetëshpallur si çlirimitare dhe të vetëshpallur si ushtri pro shqiptare, një ushtri që në vitin 1999 e respektonim dhe që e respektoja në mënyrën më romantike të mundshme, sigurisht që është shumë vështirë nga ana njerëzore, por është shumë e lehtë nga ana juridike.

Konflikti i armatosur i vitit 1999 në Kosovë nuk ishte një ngjarje e shkëputur nga çdo gjë tjetër që kishte ndodhur në rajon dhe në vendet muslimane, por ishte një konflikt i armatosur që pasonte konfliktin në Bosnjën muslimane, luftën civile në Shqipërinë muslimane, luftën civile në Çeçeninë muslimane etj. Nëse kuptojmë terrorin amerikan dhe axhendën e Familjes Mbretërore Britanike, atëherë kuptojmë se pse po bëhej luftë në Kosovë, ku thelbi është : luftë ndaj muslimanëve, vrasjet e lista paraprake, përdhunime masive dhe shkatërrim të ekonomisë.

Kjo temë duhet të kapi formatin e një libri, por në këtë koment thjesht po hedhi disa pika që më tej do të trajtohen më gjerësisht:

  1. UÇK nuk ishte zgjedhur në mënyrë demokratike.
  2. UÇK nuk kishte në themel të saj fenë Islame, edhe pse lufta e serbëve ishte një luftë anti islame.
  3. UÇK kishte si „kushtetutë“, nacionalizmin – ideologji pas të cilës fshihet pushtuesi britaniko – amerikan.
  4. UÇK nuk fitoi asnjë luftë dhe asnjë betejë; Kosova zyrtarisht u çlirua nga amerikanët – armiku i përbetuar i muslimanëve.
  5. UÇK përfaqësohej politikisht dhe publikisht nga Adem Demaçi – një pagan, injorant dhe armik i fesë Islame. Një njeri, që me sa duket, paguhej nga CIA rreth 90 euro në muaj për të sharë fenë Islame dhe për të glorifikuar terroristët britaniko – amerikanë.
  6. UÇK nuk i mbrojti dot kosovarët, ata u dëbuan të tërë nga Kosova duke u filtruar në doganat që mbanin përdhunuesit serbë.
  7. UÇK nuk i mbrojti dot rreth 5 mijë shqiptarët që u vranë nga ushtria britanike e Serbisë.
  8. UÇK e paraqiti të dobët Kosovën, një territor trim e musliman që ishte vështirë të mbahej ashtu tërë turp dhe e nështruar nga mercenarët serbë të Britanisë së Madhe.
  9. UÇK nuk i mbrojti dot mijëra shqiptarë të zhdukur.
  10. UÇK kishte marrëdhënje të ngushta me amerikanët dhe britanikët – armiqtë e shqiptarëve, armiqtë e muslimanëve dhe themeluesit e shtetit serb.
  11. UÇK nuk zhvilloi asnjë sulm në territorin e sotëm të Serbisë, por në të kundërt, futi në kurth gjithë pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ishin planifikuar të vriteshin.

Siç e ceka më sipër, një çështje e tillë kërkon të paktën një libër për të trajtuar UÇK-në dhe për të sqaruar se pse kjo ushtri e vëtëshpallur si çlirimtare, është në fakt një organizatë terroriste, e krijuar nga CIA dhe MI6 britanik dhe një organizatë antishqitare dhe anti islame.

Besoj që ushtarët e zakonshëm të UÇK kanë qenë relativisht të pafajshëm dhe thjesht i janë bashkuar kësaj nisme të armatosur, por pjesa më amerikane, më djallëzore dhe më terroriste ngelen liderat e UÇK-së dhe si pjesa më terorriste dhe më spiune ngelet njeriu që doli i famshëm  nga burgjet e Serbisë, spiuni amerikan  dhe terroristi amerikan, Albin Kurti. Pra njeriu që shijonte barcaletat dhe të lehurat antimuslimane të Adem Demaçit dhe njeriu që priste e përcjellte eprorët e tij amerikanë dhe britanikë në zyrat e UÇK-së.

….vazhdon

Nderim Lushi, Kukës, Albania

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo