Albanian Resistance

Regjimi terrorist i Tiranës thërret: “ngrihu Enver”!

Çdo krim dhe çdo masakër që ndodh në Shqipëri nuk kalon pa u përdorur nga regjimi terrorist i Tiranës, krime që u nevojiten  për të kuruar imazhin e xhelatëve, siç është dhe xhelati Enver Hoxha.

Pa ndonjë teknikë shumë to sofistikuar, marrë shkas nga ngjarja e rëndë e Fierit (siç raportojnë mediat, një i sëmurë mori jetën e një fëmije), mijra operatorë të regjimit terrorist të Tiranës lëshuan online shkrime me mesazhin “Ngrihu Enver”, “Ku je Enver etj”!. Duke përcjellur lehtësisht tek shqiptarët mesazhin, se Enver Hoxha u priste kokën kriminelëve, përdhunuesve dhe vrasësve. Pra një mundësi e mirë për të brumosur në subkoshiencën e shqiptarëve, se Enveri në thelb, nga një përdhunues, gjakatar dhe xhelati që Amerika u vendosi shqiptarëve (pasi në mbarim të luftës së dytë botërore SHBA-të ishin perandoria e re), ka qenë i drejtë dhe për drejtësi. Ku pranohet dhe zyrtarisht, që ka vrarë rreth 20 mijë shqiptarë të pafajshëm, përdhunoi, masakroi dhe keqtrajtoi mijra e qindra mijra shqiptarë të tjerë.

Enveri ka qenë xhelati i shqiptarëve dhe një nga monstrat më të padrejta të njerëzimit, dhe njëlloj sot janë monstra, kriminelë, përdhunues dhe terroristë të gjithë pasardhësit e tij që drejtojnë sot qeverinë dhe opozitën shqiptare.

Sigurisht që thirrja e vërtetë, që regjimi do të thotë është: “Ngrihu Enver dhe bë atë që bëje më së miri: ther, masakro dhe var ato pak shqiptarë që kanë ngelur në Shqipëri.”

Nderim Lushi – Mynih

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo