Albanian Resistance

Kujdes! Regjimi i Tiranës nuk kursen askënd, të gjithë jeni shenjestër, miq dhe opozitarë të regjimit!

Shqiptarët duhet të heqin dorë përgjithmonë nga partitë politike shqiptare; ndoshta nesër do të jetë shumë vonë dhe papritur do të gjendeni në burg, i listuar si terrorist i brendshëm (siç përfunduan mbështetësit e Gylenit në Turqi dhe mbështetësit e Trump në SHBA) dhe i listuar në lista të zeza të njohura ndërkombëtarisht. Prandaj fikni televizorët, (mos shihni lajmet-helm të regjimit), fshini llogaritë në facebook, harrojeni këtë klasë politike, por mbi të gjitha mos shkruani dhe mos flisni kurrë për ambasadat e huaja. Klasa politike shqiptare do të fusë në kurth dhe individë që besojnë që janë pjesë e brendshme e regjimit dhe mbajnë poste të larta në politikë apo në botën e biznesit, e jo më qytetarët e zakonshëm shqiptarë.

Unë e kuptoj që shumë shqiptarë që reagojnë në facebook 24 orë në ditë janë pjesë aktive e asaj që mund të quhen, “spiunët e thjeshtë shqiptarë”, dhe fatkeqësisht kjo epidemi, për shkaqe të shpjegueshme, paska qenë masive dhe përtej të imagjinueshmes. Por në fund, spiunë, apo jo spiunë; partiakë, apo apartiakë; njerëz që janë miq të qeverisë, apo qytetarë të zakonshëm opozitarë; të shkolluar, apo analfabetë; të gjithë janë shenjestër njëlloj dhe të gjithë njëlloj mund të përfundoni shumë keq, aq keq, sa burgu do të ishte një opsion shumë herë më i lehtë.

Ata që dinë se çfarë bëjnë dhe mund të reagojnë, dhe mund të komentojnë se çfarë bëhet, edhe pse personalisht nuk kam njohur ndonjë që reagon për hesap të vet; por ndjekja e lajmeve, reagimet në facebook, angazhimi pas partive politike, praktikat korruptive, anëtarësimi në SHIK, angazhimi si spiun partie etj, janë një garanci që herët a vonë do të përfundoni shumë keq. Viti i afërt i ‘97-së, është prova dhe verteton më së miri paralajmërimin dhe pretendimin tim. Të gjithë ata që humbën paratë në firmat piramidale, të gjithë 100%, ishin miq të regjimit dhe njerëz që kishin bërë para duke pasur mbështetjen e regjimit, por në fund regjimi nuk kurseu askënd. Njëlloj dhe sot, të parët që do të digjen nga zjarri që që po gatuan klasa politike shqiptare në bashkëpunim me perëndimin, do të jenë miqtë dhe ata që janë pranë regjimit dhe ata që do të angazhohen pas partive terroriste shqiptare, veçse këtë herë zjarri do të jetë shumë herë më përcëllues, aq sa viti 97 do të duket diçka qesharake dhe i pakuptimtë, ose si një aksident vogël i historisë.

Përveç elitës drejtuese, e cila është shumë e vogël, të gjithë jeni shenjestër dhe nuk do të kursehet askush! Hiqni dorë nga televizori, hiqni dorë nga lajmet, fshini facebook, harrojini një herë e përgjithmonë organizatat terroriste që ne i njohim si “parti”, vetëm kështu do të jepni një kontribut për shpëtimin e Shqipërisë.

Spiunë, apo jo spiunë; fetarë apo jo fetarë; miq, apo armiq të qeverisë; komunistë, apo antikomunistë; të gjithë njëlloj jeni shenjestër e regjimit të partive terroriste të Tiranës, ata nuk kursejnë askënd!

Koha për reflektim!

Koment nga Nderim Lushi

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup