Më 10 mars 2022, në një postim reagova rreth një telefonate të zhvilluar mes Kancelarit Gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit Rus Vladimir Putin, ku sipas mediave, Presidenti Putin i është ankuar Kancelarit Scholz për mercenarët shqiptarë, të cilët po i bashkohen frontit të luftës në Ukrainë krah ushtrisë ukrainase, reagim që Tirana iu “përgjigj” vetëm 4 ditë më pas.
Shkrimi im ishte diçka e zakonshme dhe reagim i bazuar në Lirinë e Shprehjes, dhe një reagim i zakonshëm i çdo shqiptari, i cili nuk është peng i shërbimeve sekrete dhe nuk është vegël e regjimeve. Çdo shqiptar i tillë reagon dhe reflekton në atë, se pse duhet që një president rus t’i ankohet një politikani gjerman për një popull krejt tjetër?! Çdo shqiptar reagon dhe ngre pyetjen: pse mediat shqiptare, mediat ruse e gjermane duhet të fokusohen kaq shumë tek shqiptarët, të cilët nuk i lidhë asgjë me Ukrainën dhe Rusinë, të cilat as nuk e njohin Kosovën dhe nuk kanë ndonjë marrëdhënje të veçantë me Shqipërinë?
Për më tepër shqiptarët nuk i lidhë asgjë me qeverinë gjermane, një shtet që shqiptarët e kosovës mund të hyjnë vetëm me vizë, si pak vende në Europë, dhe një shtet që kërkesës 32-vjeçare të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE i përgjigjet gjithmonë negativisht. Teknikisht Kosovarëve, jo vetëm nuk u njihet pashaporta në Rusi dhe në Ukrainë, por ata dhe për të rrugëtuar drejt Gjermanisë u duhet vizë, dhe a nuk është si shumë ironike dhe si shumë tallje e gjitha kjo?
Po, e gjithë telefonata nënkuptonte që shqiptarët do të paguheshin, do të armatoseshin dhe do të dërgoheshin në luftën e Ukrainës nga Kancelari Scholz dhe nga shteti gjerman, dhe ishte pikërisht ky nënkuptim dhe kjo domethënje e telefonatës të mirëanalizuar dhe të mirësqaruar nga mediat shqiptare, që solli dhe reagimin tim. Nëse mendoni që kam akuzuar qeverinë e Tiranës, qeverinë gjermane dhe Presidentin Putin për terrorizëm, organizimin e një gjenocidi të mundshëm ndaj shqiptarëve, po besoj që e keni kuptuar shumë drejt, dhe ftoj organet ndërkombëtare të drejtësisë që të fillojnë që sot hetimet në lidhje me këtë skandal dhe në lidhje me pretendimet që ngre unë në shkrim, e sigurisht hetime në lidhje me qindra e mijra shqiptarë, të cilët janë deklaruar si të vrarë në Siri.
Në shkrimin e 10 marsit është shprehur shumë qartë që nëse shumë shqiptarë në Gjermani janë në listë të zezë dhe kanë shumë vetëdije politike, ose janë muslimanë të pastër dhe të pa nënshtrueshëm, kjo telefonatë ofrohej si një nxitje dhe si një supermashtrim që i ftonte ata të reagonin pro asaj lufte dhe në sugjestivitet përçonte mesazhin që Gjermania jep para dhe armatim për ata shqiptarët që shkojnë në frontin e Ukrainës. Kështu, bazuar në analizën time se çfarë kishte ndodhur me konfliktin 10-vjeçar sirian dhe bazuar në performancën e qeverisë shqiptare dhe në atë se çka janë shqiptarët, mjaftonte vetëm një status ose një koment në rrjete sociale pro luftës dhe mund të përfundonit në burgjet sekrete të shërbimeve gjermane për t’u ekzekutuar dhe do të ishin mediat ata që do të njoftonin vdekjen tuaj, por jo i vrarë në Gjermani, por i rënë si “hero” në fushat e vdekjes në Ukrainë, siç kanë njoftuar rëndomtë për qindra shqiptarë të vrarë në Siri. Dhe pasë gjithë kësaj buje, dhe pas reagimeve që ju mund të keni bërë në rrjete sociale, kush do të dyshonte që ju jeni rrëmbyer e vrarë në Gjermani e jo në Ukrainë, siç mund të ketë ndodhur ekzaktësisht me qindra e mijra shqiptarë dhe rreth 100 mijë qytetarë “problematikë” nga e gjithë bota.
Unë e kuptoj mënyrën se si reagojnë qeveritë, dhe se si ata i japin formë ideve dhe mendimeve të publikut, por thjesht shqiptarët nuk i lidhë asgjë me atë luftë, por në të kundërt, me atë luftë janë të lidhura interesat e qeverive shqiptare dhe është pjesë e asaj lufte vetë Scholz. Nga ana tjetër e kuptoj që veprimtarët shqiptarë, shqiptarët me vetëdije politike dhe muslimanët e pakontrolluar shqiptarët janë shenjestër nga Scholz, nga Putin, nga Biden dhe realisht nga çdo qeveri tjetër në botë, përfshirë dhe shtetin e Arabisë Saudite dhe pikërisht ky targetim e bën të detyrueshëm reagimin tim dhe reagimin e çdo shqiptari.
Shkrimi i postuar më 10 mars, pra para 5 ditësh, ishte me titull: “Kurthi Scholz-Putin: Tentativa për të vrarë shqiptarë në tokën gjermane”. Ishte një shkrim analitik, ku i gjithë thelbi qëndronte në provat që ofronte vetë Qeveria e Tiranës në nxitjen, dhe në akuzën e vrasjes në Tiranë të të gjithë shqiptarëve të cilët ishin deklaruar si të vrarë në Siri. E ku do ta merrnin vesh Shqiptarët për luftën në Siri, nëse nuk do të ishte kjo kryefjala e kryeministrit të sapozgjedhur shqiptar në çdo fjalim të tij, aq sa gjatë betimit të tij si kryeministër ai iu drejtua popullit shqiptar me fjalët: “Kasapi i lindjes së Mesme, Basshar-Al Assad”. Se pse duhej përmendur Assadi në fjalimin e betimit të tij si kryeministër, pa përmendur ligjet dhe protokollet e betimit, përgjigjen sigurisht e gjejmë tek hilet e propagandës dhe të kontrollit të mendjes së njerëzve të sqaruara në librin “Propaganda” të Eduard Burnays, tek eksperimentet kafshërore të Pavllovit, dhe deri tek magjitë dhe hipnotizimet e Frojdit?!
Nëse prisni një reagim zyrtar të qeverisë së Tiranës, gaboheni, mund të ketë dhe luftë, si një mënyrë për të mbuluar krimet që qeveritë okupatore bëjnë, por s’do ketë kurrë pohime zyrtare dhe s’do ketë kurrë prova të shkruara – kështu funksionon ky lloj sistemi politik. Por me pak vëmendje, gjejmë në mediat e regjimit reagime pothuajse direkte që lidhen me shkrimin tim të 10 marsit dhe ky reagim ka ardhur i qartë në gjithë mediat e regjimit, në një lajm ku thuhet që janë arrestuar në Itali, pra 8 vite pas arrestimit të imamëve “të vetëshpallur”, financuesit e tyre. Pra kemi një arrestim 8 vite pas “krimit” të tyre, dhe një arrestim pa foto e pa video plotëson çdo parametër të një fake news; por dhe sikur të inskenohen video dhe intervista, sërish kualifikohet për fake news.
Në thelb ky lajm përçon të kundërtën e asaj që pretendoj unë në shkrimin tim. E nëse unë akuzoj Qeverinë e Tiranës si nxitëse, dhe ndoshta dhe si ekzekutore të mundshme të viktimave, lajmi në fjalë përçon pretendimin, se kanë qenë imamët e vetëshpallur nxitësit e vetëm të shqiptarëve të vrarë në Siri. Me çdo mjet vlerësues, unë e shoh këtë si një përgjigje të qeverisë të Tiranës dhe të asaj të Prishtinës, të cilat shqetësohen nëse familjet e viktimave shqiptare të deklaruar si të rënë në Siri, fillojnë dhe mbledhin prova për të mbështetur ose për të kuptuar nëse fëmijët e tyre janë ekzekutuar nga shërbimet sekrete shqiptare që në Prishtinë dhe në Tiranë. Dhe sigurisht, Tirana e Prishtina, e për rrjedhojë të gjitha qeveritë në perëndim, shqetësohen kur fillojnë e bëhen pyetjet e duhura.
Për të mbuluar gjurmët e veta, Tirana dhe Prishtina si minimum do të prodhojnë lajme të rreme me shumicë, do t’u ofrojnë kauza qytetarëve, të cilët do të mbushin sheshet, ku veç zhurmës, fshehjes së gjurmëve dhe shpërqendrimit, nuk kanë asnjë qëllim tjetër.
Është publike çdo provë e nevojshme për të provuar që prapa nxitjes, mediatizimit, organizimit dhe fasillitimit për të marrë pjesë në luftën e Sirisë është qeveria shqiptare dhe çdo qeveri tjetër që ka deklaruar qytetarë të vrarë në Siri. Nuk është aspak e vështirë të provohet që e vetmja organizatë dhe i vetmi institucion që i donte të vdekur ata shqiptarë ishte Qeveria Shqiptare dhe ajo në Kosovë. Nga ana tjetër, pavarësisht një proçesi analitik shumë të gjatë, i cili përfton çdo provë që vërteton që pjesa më e madhe e viktimave mund të jetë vrarë brenda territoreve shqiptare, pra pa kaluar kurrë kufirin, diçka e tillë është e vështirë të provohet, pasi nuk ekziston një institucion i pavarur dhe mbi qeveritë që është i autorizuar ose i aftë të kryejë hetimet e nevojshme. Por besoj që shumë të afërm dhe familjarë të viktimave, me pyetjet e duhura, mund të mbledhin të dhëna të mjaftueshme për të hedhur poshtë shumë gjëra në lidhje me versionin që kanë treguar qeveritë, siç është ekstremizmi i tyre fetar dhe rrugëtimi i tyre drejt Sirisë, apo jashtë shtetit të tyre.
Tirana, Prishtina, qoftë Stambolli apo Berlini, nuk kanë pse shqetësohen, nëse ata janë të pastër kundrejt akuzës së vrasjes së qindra e mijra muslimanëve dhe qytetarëve të tyre të pafajshëm, por duhet t’i lejojnë qytetarët e tyre që të bëjnë pyetjet e duhura dhe të lejojnë qytetarët që të ndërmarrin çdo hetim dhe çdo veprim tjetër që shpije në të vërtetën.
Më poshtë janë dy linket:
1-Shkrimi i Nderim Lushi më 10 mars, ‘22: https://nderimlushi.com/2022/03/10/kurthi-scholz-putin-tentativa-per-te-vrare-shqiptare-ne-token-gjermane/
2-Shkrimi i mediave shqiptare që përçon mesazhin e kundërt dhe i bën mbrojtjen më të mirë telefonatës kurth, Sholz-Putin: https://shqiptarja.com/lajm/financonin-aktivitetin-e-genc-balles-dhe-grupit-te-imameve-arrestohen-4-shqiptare-ne-bari-te-italise
Nga Nderim Lushi, 15 mars 2022 – Gjermani