Albanian Resistance

Arsyet se pse qeveria shqiptare shfaqet si e dobët dhe e korruptuar

Qeverinë Shqiptare (qeveritë nga 1912 – 2022) e perceptojmë të gjithë si një organizatë të korruptuar, të dobët dhe të paaftë. Dhe këtë imazh, i cili nuk është aspak i saktë, e kanë në mendjen e tyre pothuajse të gjithë shqiptarët dhe kjo nuk do shumë punë për t’u provuar. Dhe kjo duket sikur vërtetohet me realitetin e viteve ‘90, me vitin ‘97, me vitin ‘98, e më tej çdo gjë duket sikur vërtetohet kur shikon rrëmujën e madhe të ndërtimeve pa leje e pa asnjë projekt.

Në të vërtetë, Qeveria Shqiptare ka në mbështetjen e saj eksperiencën dhe teknologjinë më të fundit në botë, si pjesë e Perandorisë Amerikane. Mbështetet nga resurse financiare dhe humane teknikisht pa limit. Meqense është në NATO, mund të rreshtojë dhe 10 milionë ushtarë brenda natës – ky është një realitet larg njohjes dhe perceptimit të qytetarëve të zakonshëm shqiptarë.

Prandaj kjo diktaturë që shtyp individ pas individi çdo shqiptar, kërkon një përpjekje titane dhe një mençuri të madhe që të mund të ndryshojë sadopak kontratën terroriste që mban të lidhur shqiptarët.

Vendimi i Qeverisë Shqiptare për t’u shfaqur e dobët është një vendim i zakonshëm i çdo diktature dhe çdo regjimi terrorist, dhe një perceptim i tillë është shumë keqinformues dhe konfuzues, aq sa të duhen 40 vite për të identifikuar ushtarin e parë të një ushtrie milionëshe që mban të kamufluar regjimi terrorist i Tiranës.

Çdo shqiptar i Kosovës e percepton lehtësisht si kriminel dhe si pushtues një ushtar serb, por e ka shumë të vështirë për t’u bindur që një ushtar amerikan është përdhunuesi dhe pushtuesi i vërtetë, dhe se qeveria e Kosovës është shumë herë më gjakatare dhe më okupatore, sesa qeveria serbe. Me një fjali mund të them që Kosova ka qenë gjithmonë nën zgjedhën dhe pushtimin amerikan, por për arsye objektive, herë shfaqet si qeveri serbe, herë si qeveri e përkohshme dhe në fund regjimi amerikan merr formën e një qeverie shqiptare në dukje plotësisht e pavarur, e cila është forma më gjakatare, më terroriste dhe më e stabilizuar e zgjedhës amerikane në Kosovë. Besoj që tani është shumë e qartë se pse në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në botë intelektualët pushkatohen dhe se liria e shprehjes është gënjeshtra më e madhe që është shpikur ndonjëherë.

Lajmi i mirë është se janë vetë njerëzit e regjimit që janë shenjestër e parë për t’u shkatërruar, për t’u përdhunuar dhe shtypur familje pas familje dhe po këta njerëz potencialisht mund të ofrojnë mbështetjen kundër kësaj kontrate.

Fjalën përdhunim nuk e zgjodha rastësisht, dhe nuk ishte një zgjedhje për të shprehur me emocione këtë gjykim, por ky është realiteti i hidhur dhe i ftohtë i Shqipërisë. Gjatë regjimit terrorist të Enver Hoxhës një nga projektet jo publike dhe famëkeqe, sipas konkluzionit tim, ka qenë dhe përdhunimi i rast pas rasti të femrave në çdo familje, në fund të fundit kjo është një dramë dhe ndëshkim që i ndodh çdo populli që merret me barut dhe me pushtim. Dhe sigurisht kjo lidhet me natyrën e çdo pushtimi, vetëm se tek shqiptarët për të vrarë egon imperiale që ata kanë trashëguar duhej që diçka e tillë të përsëritej për gjatë një shekulli. Lufta e Kosovës, pos shumë qëllimeve të tjera jo pak të rëndësishme, kishin si qëllim atë që nuk thuhet dot me zë të lartë, përdhunimin e çdo femre shqiptare që u filtrua në doganat që mbanin mercenarët serbë të sapo lëshuar nga burgjet, kështu që kjo fjalë, për të cilën nuk është askush krenar për t’a thënë me zë të lartë, me të drejtë gjen vend në këto pak rreshta.

Në fakt e vërteta është lakuriq, të gjithë në limitet vetiake janë të vetëdijshëm për një realitet të tillë, por asnjëri nga ne për shumë arsye objektive dhe kulturore, nuk e ngre atë në një nivel të studiuesit apo të investigatorit. Dëshmitarët më të mëdhenj janë agjentët multidimensionalë të vetë regjimit, të cilët, me idetë e duhura, mund të fillojnë dhe të zbulojnë ushtarin e parë të ushtrisë milionëshe të Qeverisë Terroriste të Tiranës.

Dhe hap pas hapi mund të arrihet në atë vetëdije publike, që të pranohet që mbreti më në fund është lakuriq!

Nderim Lushi – 12 maj, 2022 – Tiranë

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup