Albanian Resistance

BE – SHBA të heqin vizat për Shqipërinë dhe Kosovën

Teknikisht BE mund t’i lejojë shqiptarët që të kenë të drejtë pune në BE, njëlloj si një polak ose një italian dhe kjo nuk është aspak ndonjë fitore e madhe për shqiptarët. Ndërsa SHBA-të mund të heqin vizat për vizitorët turistikë, pa pretenduar të drejtën e punës, e cila gjithashtu nuk do të ishte ndonjë fitore tepër e madhe.

Kur them shqiptarët, bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë e më tej çdo shqiptar i Maqedonisë dhe Malit të zi dhe Serbisë mund të përfitonin nga marrja e pashaportës shqiptare me një proçes, pse jo dhe 24-orësh. Edhe pse afati 24-orësh do të konsideroj çmenduri nga opresorët dhe terroristët që drejtojnë qeverinë shqiptare dhe atë kosovare, të cilët janë aty vetëm për të garantuar kushtet e një pushtimi klasik me kontratën më të padrejtë të mundshme.

SHBA-të realisht e kanë shumë të vështirë një ndryshim kontrate, dhe për të mbajtur këtë skllavëri dhe këtë shtypje të pashoq në botë, mund të stisin dhe luftë. Amerika nuk është një njeri i vetëm dhe me përpjekjen e duhur, Qeveria Amerikane mund të bëjë lëshimet që shqiptarët kërkojnë. Në të kundërt, shqiptarët e amerikës kanë çdo të drejtë morale dhe politike që të krijojnë disa forca politike në SHBA dhe të tentojnë një risi në politikë që do të emetonte gjithashtu një frymëmarrje për Ballkanin.

E njëjta logjikë vazhdon dhe me çdo vend të BE, ku ka shqiptarë; askush nuk do të mund t’i ndalonte ata që të organizohen politikisht në ato vende ku ata kanë nënshtetësinë.

Nëse ne shqiptarët tregojmë frymën e duhur, një kontratë e re me Perëndimin është e mundur!

Nderim Lushi – Tiranë (13 maj, 22)

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo