Albanian Resistance

Ballkani i Hapur si izolim amerikan

Shkarkoni aplikacionin e rrjetit social lokal, https://tirana.social/

Nuk ka dyshim që serbët kanë qenë gjithmonë mercenarët e preferuar të Amerikës, pavarësisht që këtë post sot duket që e kanë shqiptarët. Kjo provohet dhe publikisht përmes, Milan Panic, qytetar amerikan, i cili mbajti postin e kryeministrit dhe të ministrit të mbrojtjes në Ish Jugosllavi (1992-1993).

Ashtu siç nuk ka asnjë dyshim, që prezenca amerikane në Ballkan është për të luftuar, varfëruar dhe izoluar muslimanët e Ballkanit (shqiptarët), dhe se ata nuk janë as në luftë dhe, as në opozitë me Serbinë.

Shqiptarët ishin gjeneralët, liderat dhe kryeministrat e perandorive dhe qytetrimeve më të mëdha që ka njohur historia, dhe se realiteti i sotshëm është një luftë normale që perëndimi i bën një populli dhe një kulture të tillë. Mjafton të lexosh historinë e shqiptarit Muhammad Ali që udhëhoqi Egjiptin, histori që pak u mësohet shqiptarëve, dhe do të realizosh fronin prej ku janë rrëzuar shqiptarët dhe muslimanët e Ballkanit.

Çdo armik i shqiptarëve do të bënte të njëjtën gjë që kanë bërë qeveritë shqiptare, që nga 1912-ta deri më sot. Meqense kemi vetëm një superfuqi të padiskutueshme, në dijeni të faktit që ajo që nisi si Perandoria Britanike vazhdon sot si Perandoria Amerikane dhe lehtësisht konkludojmë që Noli, Zogu, Enver Hoxha dhe deri tek çdo politikan i pas ‘90-s është një mercenar dhe spiun i zakonshëm i Amerikës – logjikisht këtë e kuptojnë të gjithë shqiptarët.

Sa e padëgjuar do të ishte idea se terroristi Enver Hoxha ishte një marionetë e CIA-s, dhe se izolimi i Shqipërisë ishte një projekt i zakonshëm i Amerikës? Në të vërtetë të gjithë ata që posedonin potencialin për t’iu përgjigjur kësaj pyetje janë vrarë nga qeveria shqiptare njëri pas tjetrit, prandaj tallja e perëndimit me shqiptarët është në klimaksin e vet, dhe se sot janë të paktë ata që arrijnë të kuptojnë një të vërtetë të tillë. 

Serbia është mercenari i preferuar i amerikanëve, dhe se urrejta ndaj serbëve, konflikti me serbët është teknika dhe kurthi më i mirë për t’i mbajtur të bllokuar dhe të çorientuar shqiptarët, pikërisht këtë na ofron dhe Ballkani i Hapur.

Falë Serbisë Amerika shfaqet si hero, si simbol i lirisë, dhe Ballkani i Hapur rithekson përsëri këtë mundësi për propagandën amerikane, e cila përsëritet tek shqiptarët: Amerika e mirë, Serbia e keqe; Amerika e mirë, politikanët shqiptarë të korruptuar; Amerika e mirë, politikanët shqiptarë janë tradhëtarë.

Ballkani i Hapur është tallja e radhës që Amerika u hedh si kockë shqiptarëve!

Gjithsesi ky është një realitet politik dhe ekonomik i pamohueshëm dhe se shqiptarët duhet të fokusohen tek e ardhmja dhe të kërkojnë një kontratë të re me Amerikën: liberalizim të vizave për në Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Kanada, si dhe të drejtë pune në BE vetëm me pasaportë.

Koha për një kontratë të re me Amerikën!

Nderim Lushi – Tiranë

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo

SUBSCRIBE TO NEWSLETTER!

Close this popup