Albanian Resistance

Tiranë: terrorizmi i brendshëm – hile amerikane

Ishte një kohë që nuk e mendoja Erdoganin aleat dhe mik të ngushtë me Gülen, dhe të dy bashkë nuk i mendoja si dy politikanë që i shërbenin Perandorisë Amerikane; dhe nuk mendoja që janë të pafuqishëm dhe njëkohësisht shumë të rrezikshëm për popullin turk, por ja që është e vërtetë – Turqia mban një bazë të madhe amerikane, ndërsa Gülen jeton në Amerikë.

Get tirana.social on google play:

Kontrata amerikane me popullin turk shkruan që turqit të mbahen të varfër dhe nën shtypje, e ngjashme me kontratën shqiptare, prandaj një kontratë e tillë gjeneron natyrshëm opozitarizëm dhe disidencë ndaj regjimit turk. Kështu që mënyra më e mirë për t’i targetuar këta disidentë të natyrshëm është krijimi i grupeve opozitare, i organizatave terroriste dhe i partive ekstremiste të kontrolluara. Në Turqi këtë punë e ka kryer Gülen dhe disa shtete e individë të parëndësishëm, të cilët më 15 korrik 2016 organizuan një grusht shteti në Turqi. Në wikipedia pasqyrohet, që janë vrarë mbi 300 individë, burgosur dhe arrestuar mbi 250 mijë dhe ndikuar jetën e miliona individëve – nuk do të habitesha aspak që e gjithë ajo zhurmë të jetë bërë për 5 ose 50 individë që askush nuk ua ka dëgjuar kurrë emrin, e shifrat me arrestime dhe vrasje janë të rreme ose të fryra, një realitet tipik i amerikanizmit që ka në bazë të saj gënjeshtrën dhe mashtrimin.

Mund të guxojë të listojë në këtë kategori dhe UÇK-në, e projektuar si një organizatë amerikane, e cila ka pasur funksion kryesor: bllokimin e fuqisë luftarake të popullit të Kosovës dhe vrasjen e eleminimin fizik të një liste të ngushtë individësh shqiptarë. Nuk ka dyshim që UÇK dhe ushtria serbe janë drejtuar dhe kanë ndjekur direktivat amerikane, diçka që do të konsiderohej çmenduri nga shqiptarët e zakonshëm. Njëlloj çmenduri do të konsiderohej shkëmbimi i një cope pasqyre të thyer me një copë ar, por ja që në të vërtetë kjo ka ndodhur në Brazilin e sotshëm, mes kolonizatorëve portugezë dhe popullsisë vendase, dhe ky shkëmbim i çmendur garantohej nga injoranca dhe moszhvillimi. Nuk ka pse popullsia e Kosovës të konsiderohet e ndryshme nga vendasit e Brazilit, në fund të fundit të dy popujt janë kolonizuar, ata nga portugezët, ndërsa shqiptarët nga amerikanët.

Mënyra më e mirë për të bllokuar kundërshtimin dhe fuqinë luftarake të kosovarëve ishte ajo që nuk mund të thuhet dhe as nuk mund të mendohet, listimi dhe grumbullimi i tyre brenda në UÇK. Pra liderët e UÇK-së dhe lidershipin serb i bashkonte Amerika, siç Erdoganin dhe Gülenin e bashkon po Amerika. Por, për ta kuptuar duhet të bindemi që jemi në nivelin e vendasve në Brazil, ndërsa amerikanët janë, siç ishin portugezët kolonizatorë, e nëse pretendojmë që jemi më të mençur, atëherë konsiderojeni veten më primitivë sesa vendasit e Brazilit të para disa shekujve.

Ndërsa në Shqipërinë postkomuniste kemi dëshmuar të njëjtin skenar, të gjithë fuqinë antikomuniste që priste hakmarrje dhe drejtësi amerikanët e burgosën në partinë e sigurimit të shtetit, të cilën e pagëzuan Partia Demokratike e Shqipërisë. Parti që u mbush me njerëz të ndershëm dhe xhevahirë të shqipërisë, siç u mbush me heronj dhe trima UÇK, por lidershipi i PD ishte vetë sigurimi i shtetit me funksion bllokimin dhe shtypjen e anëtarësisë e jo përfaqësimin real të tyre. Ky është një sistem amerikan i aplikuar në çdo parti politike, ku mund të përmend PS dhe LSI, ku elita janë mercenarë të amerikës, të cilët nuk mund të jesh i sigurtë ku kanë lindur, me funksion të vetëm: mbrojtjen e interesave amerikane, varfërimin dhe shtypjen sa më shumë të atyre që kanë grumbulluar në partitë e tyre.

Po çfarë ndodh nëse një nga këto parti shpallet nga SHBA-të grup terrorist? Në të vërtetë nuk ndodh ndonjë gjë shumë e çuditshme, por ndodh ajo që u ka ndodhur një liste të ngushtë të UÇK-së, një liste të ngushtë të anëtarësisë së Gülen, ndërsa drejtimi i këtyre partive, pas arrestimit e burgosjes të të targetuarve, do t’i rikthehej biznesit të zakonshëm: targetimin, shtypjes e burgosjes së shqiptarëve – prandaj kujdes!

Vetë Amerika zbatoi të njëjtën teknikë më 6 janar 2021, ku mbështetës të Trump sulmuan, porsi një show në teatër, Kapitolin dhe më pas përfunduan të gjithë në lista si terroristë të brendshëm. Trump kreu një tradhëti të pastër ndaj atyre që i besuan, pasi një politikan si Donald Trump, një mjeshtër i shfaqjeve publike, një mashtrues në profesion, nuk do të kishte kurrë një punë apo funksion tjetër, veçse tardhëtisë dhe vetëm tradhëtisë të atyre që i besojnë. Shumë amerikanë u skenduan si terroristë të brendshëm, duke bërë që kurthi i mirëorganizuar i Trump të ndryshonte jetën e miliona amerikanëve.

Për ta përbledhur, do të kërkoja që shqiptarët ta vinin veten e tyre në pozicionin e vendasve të Brazilit dhe t’i shihnin elitën e politikës shqiptare në rolin e portugezëve, të cilët këmbenin një copë pasqyrë me një copë ar. Është e vërtetë që besojmë që jemi shumë të mençur, biles këtë e mendojnë gabueshëm të gjitha ata që kanë një diplomë apo doktoraturë në xhep, por ja që gjërat janë pak më ndryshe dhe nuk besoj që realiteti ekonomik dhe politik shqiptar pasqyron ndonjë lloj mençurie tonën.

Prandaj duhet kujdes dhe mençuri, fakti që je pjesë e shish, spiun shteti, opozitar, artist, prostitutë, anëtar i një partie gjysmë non grata kandidate për t’u shpallur terrorist i brendshëm, vrasës qeverie, biznesmen i lidhur me amerikanët, protestues sorosi, gazetar full time terrorist, teqexhi, apo deputet, nuk do të thotë që përjashtohesh nga mundësia për t’u listuar si terrorist i brendshëm. Amerikanët e kanë shumë pasion terrorizmin dhe listimin si terrorist të një pjese të mirë njerëzish, sepse kjo u kursen atyre seancat e gjata gjyqësore, prej të cilave unë fitova pafajësinë në vitin 2017, e atyre nuk u intereson drejtësia, por vetëm pushteti dhe të kenë për vete gjithçka ndodhet në Shqipëri.

Duhet kujdes, pasi në Shqipëri nuk ka parti opozitare dhe kjo është e vërtetë për çdo vend ku ka influencë Amerika, dhe nëse listoheni si terrorist i brendshëm, atëherë gjithçka ka marrë fund për jetën tuaj dhe të shumë individëve rreth teje. Amerikës po i mbarojnë gënjeshtrat në Shqipëri, dhe kjo do të thotë që do të kemi zhvillime politike të papredikueshme, por fatale për qytetarët e zakonshëm. Askush nuk mund ta predikonte luftën në Kosovë, por ja që nga ajo luftë u vranë me mijëra dhe u përdhunuan praktikisht të gjithë femrat që u filtruan në doganat serbe, dhe më e keqja, Kosova përfundoi nën zgjedhën amerikane, si vendi më i izoluar dhe më i varfër në Europë. Prandaj hapni sytë dhe lexoni mirë, se ku po e çon Shqipërinë Amerika dhe bëhuni të përgjegjshëm për gjithçka bëni, pasi ndëshkimi mund të jetë shumë i rëndë për ju dhe për familjet tuaja.

Nuk duhet të harrojmë që partitë politike në Shqipëri janë të gjitha të krijuara nga Amerika dhe në shërbim të Amerikës dhe lidershipi i tyre nuk janë aspak në konflikt me njëri-tjetrin; opozitarët e vetëm janë qytetarët e zakonshëm, të cilët mund të futen në kurth dhe të listohen si terroristë të brendshëm nga këto parti.

Nderim Lushi – Tiranë

Sulmi në Kapitol, janar 2021 – SHBA
UÇK
Turqi, grushti i shtetit më 2016
Tiranë, janar 2011.
Një skenar i ngjashëm që nuk solli asnjë ndryshim veç kaosit dhe viktima të anëtarësisë së thjeshtë

Nderim Lushi

About Author

You may also like

Albanian Resistance The truth

Nën Perandorinë Amerikane

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara
Albanian Resistance

Lista e Zezë: Mijra shqiptarë në listat e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Më në fund Shqipëria dhe Kosova, pra shqiptarët e Ballkanit, janë futur në vendet që duhet përfaqësuar antiamerikanizmi, dhe kjo