Get tirana.social on google play:
Çdo shqiptar duhet të organizojë rezistencën e tij në mënyrë të pavarur dhe sa më larg partive. Vetëm një reagim i shqiptarëve të zakonshëm do të mund të bënte që shumë gjëra të ndryshonin për mirë. Kjo është koha që të kërkojmë një kontratë të re me SHBA-të dhe t’i japim fund izolimit ekonomik.
Më poshtë keni letrën që fillova të shpërndajë sot në Tiranë, duke filluar një proçes që mund të zgjasë vite, por me shpresën që kauza e shqiptarëve të arrijë një rezultat pozitiv.
PËR NJË KONTRATË TË RE ME SHBA-të
Të reagojmë në mënyrë të pavarur dhe të kërkojmë një kontratë më të ndershme me perëndimin.
Të kërkojmë në çdo reagim:
- Punësim
- Ndihmë financiare për të papunët
- Rritje të pagës bazë
- Transparencë në sektorin energjetik
- Transparencë të çmimeve
- Lëvizje të lirë dhe pa viza drejt SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Kanada
- Të drejtën për të punuar në BE vetëm me pasaportë
Kontakt: https://tirana.social/nderimlushi
Nderim Lushi, Tiranë