“Kthehemi pas në kohë me këtë foto. Jemi në vitin 1987. Plazhi ishte pw shezllonë, pa pagesë, pa kufij, pa shishe shampanje, pa pistoleta dhe pa kallash. Bukë, djathë dhe domate, por secili me çadrën e tij. Rëra nuk kishte as pronar dhe as pushtues. Të gjithë të barabartë!”, kështu do të shprehej në një status në facebook komediani, Agron Llakaj.
Get tirana.social on google play:
Një mënyrë shumë origjinale për të provokuar shqiptarët dhe për t’i bërë avokatinë xhalatit, terroristit dhe spiunit anglo-amerikan, Enver Hoxha.
Aktorët, njerëzit e mediave, dhe veçanërisht komedianët, janë sot njerëzit, që politika, regjimet dhe shërbimet sekrete i preferojnë më së shumti për të çuar përpara axhendat e tyre terroriste ndaj popujve që mbajnë nën zgjedhë.
Agron Llakaj vjen nga një familje ushtarakësh, për sa jam në dijeni, pra një familje, që ka qenë pjesë e organeve të sigurisë së regjimit terrorist të Enver Hoxhës. Agroni ka pasur privilegjin të ndjekë studimet e larta në Akademinë e Arteve, pra degë shumë e veçantë, dhe ky privilegj i është lejuar në një kohë, kur Havzi Nela varej vetëm për dy vjersha. I është lejuar ky privilegj në një kohë, kur mijëra shqiptarë të tjerë pushkatoheshin për një fjalë goje, dhe mijëra të tjerë ishin internuar nga regjimi i spiunit anglo-amerikan, Enver Hoxha. Padyshim që historiku dhe shkollimi i Llakaj tregon qartë që vjen nga një familje spiunësh dhe sigurimsash jo shumë të zakonshëm, por familje spiunësh të privilegjuar të regjimit terrorist të Enver Hoxhës. Më tej shkollimi i tij sqaron që kemi të bëjmë me një profesionist dhe një mjeshtër të mashtrimit e të propagandës.
Në vlerësimin tim, çdo i diplomuar në atë kohë duhej të shfaqte besnikërinë ndaj regjimit duke firmosur si anëtar i sigurimit të shtetit, ndërsa studentët e Akademisë së Arteve, ndryshe nga shumë degë të tjera, duhej të çertifikoheshin, si oficerë të Sigurimit të Shtetit. Regjimi terrorist shqiptar i Enver Hoxhës, dhe sot CIA në Shqipëri, nuk kanë pritur që të rekrutojnë Llakajn pasi ai të bëhej publik, por se ai është promovuar, edukuar dhe ndërtuar nga vetë terrorizmi hoxhist dhe nga vetë bodrumet e CIA-s në Shqipëri, që në hapat e parë të jetës së tij – në fakt kjo është e vërtetë për të gjithë elitën shqiptare.
Agron Llakaj kualifikohet si i origjinuar nga një familje xhelatësh komunistë, kualifikohet për të qenë një ish oficer i sigurimit të shtetit. Ndërsa sot është më e lehtë për ta vlerësuar, një profil kaq publik që mban Agron Llakaj, e kualifikon si pjesë e CIA-s dhe propagandist elitar i shërbimeve amerikane në Shqipëri, dhe për këtë ai nuk ka shumë zgjedhje.
Në opinionin tim, Agroni konsiderohet si sakrifica më e vogël që po bëjnë amerikanët. Shqipëria është realisht në një kohë të paqëndrueshme, për sa i përket zgjedhës dhe gënjeshtrave amerikane, dhe sakrifikimi i aktorëve, gazetarëve e politikanëve është minimumi që amerikanët mund të bëjnë dhe diçka të tillë do ta dëshmojmë në një frekuencë të pazakontë.
Këto rreshta nuk po i hedh për të sulmuar Agronin, por për të sulmuar organizatën që mban peng Agronin, gjithë botën mediatike, politike dhe intelektuale shqiptare, CIA-n. Pasi jam i bindur që Agroni nuk është aspak i qetë dhe aspak i lumtur që është i shtërnguar të merret me provokime dhe propagandë të tillë politike.
Kur Amerikës i mbarojnë gënjeshtrat, një popull futet në luftë; shpresojmë që të mos arrijmë kurrë në fundin e gënjeshtrave amerikane dhe të ngelim tek sakrifica e komedianëve si Agroni.
Nderim Lushi